Berati TV
Online/Digital,
Television
Our mission is to inform you at any time about local events, from the country, the region, and the world. Source
Actions
Media Outlet details
| Scope | International |
|---|---|
| Language | Albanian |
| Country | Albania |
|
Similarweb UVM |
Request pricing |
|
Comscore UVM |
Request pricing |
Recent Articles
Search ArticlesE rëndë në Patos, një person gjendet i pa jetë në oborrin e banesës
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak më parë në Patos. Një person është gjetur i pa jetë në oborrin e banesës. Ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes, por policia është në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të tyre.
“Nesër më shumë!”/ Mbyllet protesta e 106-të kundër qeverisë, protestuesit: Rezistenca do të vijojë, Rama të japë dorëheqjen
Është mbyllur protesta e 106-të kundër qeverisë, pas disa orësh tubim dhe marshim në rrugët kryesore të Tiranës. Protestuesit u mblodhën fillimisht në sheshin “Skënderbej”, ndërsa më pas marshuan drejt Kryeministrisë, ku vijuan fjalimet dhe thirrjet kundër qeverisë. Protesta e sotme u zhvillua edhe me pjesëmarrjen e shqiptarëve të diasporës, të cilët iu bashkuan qytetarëve në shesh.
“Ule zërin e muzikës”/ Duhej të paraqitej të hënën në burg, “Makthi i Greqisë”, Alket Rizai alarmon shtetin helen, përfshihet në shkëmbim zjarri dhe…
Shqiptari Alket Rizai, i njohur në Greqi për arratisjet spektakolare nga burgu dhe si ish-bashkëpunëtor i të shumëkërkuarit Vasilis Paleokostas, është përfshirë në një incident me armë zjarri në një bar plazhi në Anavyssos të Athinës. Ngjarja ka alarmuar autoritetet greke, pasi Rizai ndodhej jashtë burgut me leje dhe duhej të kthehej në Burgun e Domokos. Sipas të dhënave të bëra publike, policia është njoftuar rreth orës 05:15 të mëngjesit për të shtëna me armë në zonë.
“Rama në burg, Belinda në burg”/ Protestuesit “zënë mat” Ballukun: O hajdute! Te cila vilë do të shkosh? (VIDEO)
Ndërkohë që vijon porotesta në ditën e saj të 106, protestuesit kanë “kapur mat” ish-zëvendës kryeministren Belinda Balluku. Në zonën e stadiumit “Selman Stërmasi”, protestuesit kanë parë Ballukun e cila ishte e shoqëruar nga një vajzë. “O hajdute”, “Rama në burg Belinda në burg”, “O hajdute te cila vilë do të shkosh”, ishin thirrjet e protestuesve ndaj saj. Thirrjet e protestuesve vijnë në një moment kur Belinda Balluku ndodhet në qendër të hetimeve të SPAK.
“Rama na preu në besë”/ Dita e 45-së e protestës, Divjaka kundër Territoriales: Nuk pranojmë të bashkohemi me Lushnjen
Divjaka vijon protestën kundra projektit të PS për shkrirjen e bashkisë dhe kalimin në varësi të Lushnjes. Identiteti, historia dhe demografia tregojnë se Divjaka i përmbush kriteret më mirë sesa disa bashki të tjera që nuk do të preken nga kjo reformë. Kjo është arsyeja që qytetarët e Divjakës për 45 ditë rresht protestojnë në shesh. Edhe pse janë pak në numër, divjakasit shprehen se do t’a fitojnë këtë betejë pavarësisht se kryeministri Rama e ka vendosur që t’i ‘shkrijë’ me Lushnjen.
“Protesta kalon në dinamika të reja”/ Qytetari: Rrëzimi i regjimit, i mundur sa kohë jemi bashkë!
Një prej protestuesve në shesh ka deklaruar se protesta kundër qeverisë po hyn në një fazë të re, ndërsa u ka bërë thirrje qytetarëve që të bashkohen në marshim. “Sakrifica nuk ka qenë e lehtë, jemi këtu për ëndrra të mëdha. Thirrja: jemi të gjithë këtu dhe jemi të gjithë njëlloj. Kjo është detyra për Shqipërinë dhe fëmijët tanë”, u shpreh ai.
Kush po komploton kundër Arabisë Saudite?
Analisti politik saudit Sagheer Al-Enezi akuzoi Emiratet e Bashkuara Arabe, Iranin dhe Shtetet e Bashkuara për komplot kundër vendit të tij.
Messi nuk ndalet, shënon golin e 928-të në karrierë
Lionel Messi vazhdon të shkëlqejë në MLS, duke realizuar golin e tij të 19-të në kampionat këtë sezon. Ylli argjentinas shënoi në barazimin 2-2 të Inter Miamit ndaj Nashville, duke regjistruar një tjetër moment historik në karrierën e tij. Messi gjeti rrjetën në minutën e 62-të. Rodrigo De Paul i la topin jashtë zonës së rreptësisë dhe argjentinasi goditi saktë me të majtën, duke e dërguar topin në këndin e poshtëm të portës dhe duke përmbysur përkohësisht rezultatin.
Digjet pjesërisht një banesë në Fushë-Krujë, flakët shkrumbuan çatinë
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen “Kastrioti” në Fushë-Krujë. Banesa, në pronësi të Ardjan Mirit, është djegur pjesërisht, ndërsa ndërhyrja e menjëhershme e zjarrfikësve ka bërë të mundur shuarjen e flakëve. Megjithatë, dëmet e shkaktuara nga zjarri janë të konsiderueshme. Flakët kanë përfshirë trarët e çatisë, duke shkaktuar rënien e saj dhe duke e nxjerrë banesën jashtë funksioni. Në momentin kur ka rënë zjarri, në banesë nuk ka pasur persona.
“Po e merr aeroportin e Vlorës për t’ia dhënë Ron Yeffet”, Pacolli padit Ramën në Arbitrazh: Biznesmeni ka lidhje të ngushta me qeverinë shqiptare
Kompania Mabco e Behgjet Pacollit ka akuzuar zyrtarisht qeverinë shqiptare në Gjykatën e Arbitrazhit se po ja merr aeroportin e Vlorës për t’ia dhënë biznesmenit izraelit Ron Yeffet. Pretendimi i bujshëm është pjesë e padisë që Mabco ka bërë në Gjykatën e Arbitrazhit në Londër për të kërkuar masë sigurie mbi prishjen e kontratës nga qeveria shqiptare. Nuk dihet se ku e ka mbështetur kompania e Pacollit akuzën se qeveria po e prish konçesionin për t’ia dhënë Ron Yeffet.