klankosova.tv
Actions
Media Outlet details
| Scope | N/A |
|---|---|
| Language | Albanian |
| Country | Kosovo |
|
Similarweb UVM |
Request pricing |
|
Comscore UVM |
Request pricing |
Recent Articles
Search Articles“Ky nuk është niveli i Real Madridit” – Mourinho jep vendim të ashpër për vendimin e Rodrit
Radio Podcast TV Trajneri i Real Madridit, Jose Mourinho, e ka sqaruar sagën e transferimeve që rrethon mesfushorin spanjoll. Trajneri i Los Blancos, José Mourinho, komentoi vendimin e lojtarit të kombëtares spanjolle Rodri për të vazhduar karrierën e tij te Barcelona, pavarësisht interesit serioz nga gjigantët e Madridit. Taktiku portugez theksoi se klubi i kishte bërë lojtarit një ofertë më shumë se bujare, por hezitimi i mesfushorit e qetësoi entuziazmin e bordit. “Fola me Rodrin disa herë.
Haxhiu takon ambasadorin britanik, diskutojnë për ngërçin institucional
U.d presidentja e Kosovës, Albulena Haxhiu, ka pritur në takim ambasadorin britanik, Jonathan Hargreaves. Sipas njoftimit të Presidencës, në takim është diskutuar për zhvillimet e fundit politike dhe situatën institucionale në vend. Në takim u diskutua për nevojën e dialogut politik dhe për përpjekjet për të gjetur një rrugëdalje nga ngërçi aktual institucional, me qëllim që institucionet të formohen sa më parë dhe vendi të ecë përpara në përputhje me rendin kushtetues.
Rekord i zi në 2025: Mbi 900 punëtorë humanitarë u vranë, u plagosën ose u rrëmbyen
Një numër rekord punonjësish humanitarë u sulmuan vitin e kaluar, i nxitur pjesërisht nga përdorimi në rritje i dronëve të armatosur, thanë Kombet e Bashkuara të mërkurën, duke e quajtur trendin “të tmerrshëm”.
Bajrami: Tri herë në zgjedhje për të përfunduar sërish në zgjedhje – çka po do Kurti?
Që tri herë zgjedhje, për të shkuar prapë në zgjedhje. Pse? Nga “s’bën qerrja para kalit”, deri te “nuk e konstituojmë Kuvendin pa marrëveshje politike, sepse nëse e bëjmë vendi shkon në zgjedhje” - janë arsyetimet me banale të cilat nga dhjetori i vitit 2024 po e mbajnë Kosovën pa institucione legjitime. E derisa kjo sagë vazhdon dhe tolerohet, nuk ka pothuajse asnjë sferë të jetës në Kosovë që nuk ka degraduar, asnjë të vetme. ...
Ky është çifti që humbi jetën në aksidentin në Durrës, në mesin e viktimave edhe një 15-vjeçar
Një detaj tragjik del në dritë pas aksidentit të rëndë të ndodhur gjatë natës në Manzë të Durrësit, ku humbën jetën tre persona. Sipas Top Channel, Vali Qyrfyçi, Kleo Vrioni, drejtuesi i automjetit, dhe shtetasja italiane Sara Brugentelli, 26 vjeçe, ishin martuar vetëm pak ditë më parë. Çifti ndodhej në automjetin tip BMW kur dyshohet se Vrioni humbi kontrollin, duke humbur kontrollin e mjetit dhe u përplasur me një strukturë betoni.
Eliza Hoxha: LVV-ja e ka heshtur Kuvendin, bashkë me të, po e hesht edhe popullin
Sfidat, nevojat dhe kerkesat e qytetareve duhet te adresohen ne Kuvend. Ne mungese te tij sot nje grup i komunitetit te bujqeve ishte me ne per t’ i adresuar ato ne rruge para dyerve te qeverise e perballe Kuvendit ku z. Kurti varesisht sini konvenon here eshte deputet e here kryeminister ne detyre. Qumshtaret nese rastesisht prodhojne qumesht me shume ai u mbetet ne stok dhe nuk mund ta shedin.
“Arka” e Mentor Zymberajt hap Festivalin e Monodramës “Dulcinea 2026” në Ulqin
Nga sot deri më 22 gusht, qyteti bregdetar i Ulqinit mirëpret edicionin e parë të Festivalit Ndërkombëtar të Monodramës “Dulcinea 2026”. Monodrama “Arka”, me interpretim të aktorit kosovar Mentor Zymberaj, do të prezantohet në orën 21:00, në kuadër të ceremonisë solemne të hapjes dhe ditës së parë të festivalit, e cila mbahet në Skenën Verore të Kalasë së Ulqinit.
Kadrijaj: Gjuajtja me vezë ishte krejt spontane, s’kishte skenar tjetër
Deputetja e Aleancës, Time Kadrijaj, ka folur për aksionin e saj simbolik me vezë, duke mohuar se pas këtij veprimi ka pasur ndonjë skenar të përgatitur. “Aksioni im ka qenë krejt spontan. Nëse atë ditë do të kishte ndodhur konstituimi i Kuvendit, nuk do të ndodhte gjuajtja me vezë”, ka deklaruar Kadrijaj para mediave, transmeton Klankosova.tv.
Lirohen katër të dyshuarit për krim të organizuar me narkotikë
Gjykata Supreme ka marrë vendim, me të cilin ka aprovuar ankesat e mbrojtësve të të dyshuarve Afrim Derjani, Mirlind Bislimi, Sahit Shabani dhe Mufail Shabani, të cilët dyshohen për veprat penale “Pjesëmarrja ose organizim i grupit kriminal të organizuar”, “Blerja, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge” dhe “Shpëlarja e parave”.
55 raste të të shtënave festive në vetëm dy muaj, 48 persona u shoqëruan
Radio Podcast TV Ministria e Punëve të Brendshme, si çdo vit, në kuadër të aktiviteteve të fushatës “Festo me zemër, jo me armë”, ka pasur për qëllim ngritjen e vetëdijes së qytetarëve dhe nxitjen e raportimit të rasteve që kanë të bëjnë me keqpërdorimin e armëve të zjarrit, në veçanti të shtënat festive nëpër dasma dhe ahengje të ndryshme familjare. Vetëm gjatë muajve qershor dhe korrik të këtij viti, 55 qytetarë të Republikës së Kosovës kanë raportuar për të shtëna festive.