Koha
Online/Digital
Koha.net , part of the TIME Group, was added to the media market in the country in 2009. Source
Actions
Media Outlet details
| Scope | National |
|---|---|
| Language | Albanian, English |
| Country | Kosovo |
|
Similarweb UVM |
Request pricing |
|
Comscore UVM |
Request pricing |
Recent Articles
Search ArticlesKosova gati për ndeshjen ndaj Izraelit
Federata e Futbollit e Kosovës ka njoftuar se Përfaqësuesja e Kosovës ka mbajtur stërvitje të lehtë paradite, ndërsa sonte e luan në Debrecen ndeshjen kundër Izraelit. “Dardanët” e zhvillojnë nga ora 20:45 ndeshjen kundër Izraelit. Dueli i tretë i Grupit B3 të Ligës së Kombeve luhet në Debrecen. FFK-ja ka shkruar gjatë ditës se Koaova është “gati për sfidën”. “Kombëtarja e Kosovës ka zhvilluar sot në orët e paradites një stërvitje të lehtë në Debrecen, në prag të ndeshjes kundër Izraelit.
Vdiq ish-udhëheqësja e serbëve të Bosnjës, Biljana Plavshiq
Ish-udhëheqësja e serbëve të Bosnjës, Biljana Plavshiq, e cila ishte deklaruar fajtore në një gjykatë të Kombeve të Bashkuara për përndjekje si krim kundër njerëzimit, për rolin e saj në mizoritë gjatë luftës së Bosnjës të viteve 1992-1995, ka vdekur në kryeqytetin e Serbisë, Beograd, kanë njoftuar të enjten mediat e serbëve të Bosnjës, raporton AP. Ajo ishte 96 vjeç.
Nxënësit u vënë flakën koshëve të mbeturinave dhe biçikletave në Francë, në ditën e katërt të protestave
Nxënësit e shkollave të mesme në qytetin verior francez të Lilës u kanë vënë flakën kazanëve të mbeturinave dhe biçikletave elektrike të mërkurën, gjatë ditës së katërt radhazi të protestave, duke kërkuar më shumë burime për shkollat. Tensionet janë përshkallëzuar jashtë një shkolle të mesme të barrikaduar, ku protestues me maska dhe kapuçë ishin mbledhur rreth një zjarri të madh.
Leao do ta veshë fanellën me numër 7 pas largimit të Ronaldos
Rafael Leao do të veshë fanellën me numër 7 në ndeshjen e Portugalisë kundër Danimarkës pas largimit të Cristiano Ronaldos. Ndeshja Danimarkë - Portugali luhet sonte nga ora 20:45 dhe i takon Grupit A4 të Ligës së Kombeve. Leao mbante numrin 17 në ndeshjet kundër Uellsit dhe Norvegjisë. Por sonte do ta bartë fanellën me numrin 7, që pë shumë vjet e mban Ronaldo.
Trumpi s’do ta fitojë as këtë vit Nobelin për Paqe por do të ndikojë për fituesin, thonë njohësit
Presidenti amerikan, Donald Trump, nuk do ta fitojë Çmimin Nobel për Paqe të këtij viti, ndërsa zhvillon luftë me Iranin, por ndikimi i tij do të ndihet te organi që përzgjedh laureatin, sipas ekspertëve. Çmimi i vitit të kaluar, që i është dhënë venezuelianes, Maria Corina Machado, ishte unik në historinë 125-vjeçare të çmimit, pasi u dha në një kohë kur Trumpi po lobonte vazhdimisht për ta fituar këtë çmim.
Ofertat e fundvitit në PrishtinaTickets.com – rezervoni tani!
Planifikoni udhëtimet për festat e fundvitit dhe shfrytëzoni ofertat në www.prishtinatickets.com. Rezervoni biletat që tani për të përfituar çmime më të mira dhe për t’u bashkuar me më të dashurit tuaj gjatë festave.
Simbol pushteti 3.600-vjeçar në varrin e një luftëtari
Një topuz prej guri, ka tërhequr vëmendjen e arkeologëve në mesin e një koleksioni artefaktesh të zbuluara në Azerbajxhan. Sipas arkeologëve, koka të tilla topuzësh nuk kishin domosdoshmërisht vetëm funksion praktik. Ato mund të përfaqësonin edhe simbolin e pushtetit dhe të një statusi të lartë, përkatësisht përkatësinë ndaj elitës ushtarake, udhëheqjes fisnore ose shtresës komanduese të komunitetit.
Policia fton për intervistim Adrian Hilën, një ditë pas shpërndarjes së videove intime
Policia në Shqipëri e ka ftuar për t’u paraqitur dhe për t’u marrë në pyetje kompozitorin Adrian Hila, një ditë pasi në rrjetet sociale u shpërndanë video me përmbajtje intime ku ai është protagonist. Sipas TopChannel, Policia nuk e gjeti në shtëpi Hilën, por arriti të kontaktojë në telefon. Nga telefoni, sipas TCH, ai ka deklaruar se është i shokuar dhe i tronditur nga ngjarja, duke pretenduar se llogaritë ose pajisjet e tij janë hakeruar.
Ben Affleck mbron përdorimin e inteligjencës artificiale në filmin e ri “Animals”
Aktori dhe regjisori hollivudian Ben Affleck ka mbrojtur vendimin e tij për të përdorur inteligjencën artificiale në filmin e tij të ri të Netflixit “Animals” duke këmbëngulur se ajo është thjesht “një formë tjetër e informatikës”. Aktori dhe regjisori hollivudian u ul për herë të fundit pas kamerës për të drejtuar filmin e tij të ri për gjigantin e transmetimit online - një thriller kriminal, të cilin ai gjithashtu e ka shkruar dhe ku luan së bashku me Gillian Anderson dhe Kerry Washington.
Zgjidh Galaxy-n tënd dhe përfito edhe një Galaxy dhuratë
AZTECH sjell një ofertë speciale për adhuruesit e Samsung Galaxy. Me blerjen e një telefoni nga seria Samsung Galaxy S ose Z, përfiton Samsung Galaxy A57 5G dhuratë. Në ofertë përfshihen modelet Galaxy Z Fold8 Ultra, Galaxy Z Fold8, Galaxy Z Flip8, Galaxy S26, Galaxy S26+ dhe Galaxy S26 Ultra. Kjo është një mundësi ideale për të kaluar në një nga modelet premium të Samsung dhe, në të njëjtën kohë, për të përfituar edhe një smartphone shtesë pa pagesë.