Is this you? As a journalist, you can create a free Muck Rack account to customize your profile, list your contact preferences, and upload a portfolio of your best work.
Claim your profile
Articles by Dushan Komarçeviq
Nga Millosheviq te debakli zgjedhor: Ngritja dhe rënia e socialistëve në Serbi
Pas më shumë se tri dekadash mbijetese politike, përfshirë rënien e regjimit të Sllobodan Millosheviqit dhe dy dekada nën udhëheqjen e Ivica Daçiqit, Partia Socialiste e Serbisë po përballet me humbjen e saj më të rëndë. Një nga forcat politike më jetëgjata dhe më të afta për t’u përshtatur në vend, për herë të parë që nga themelimi i saj në vitin 1990, ka mbetur jashtë Parlamentit.
Në Serbi dënohet një anëtar i grupit që dyshohet për lidhje me sabotimet ruse në Evropë
Gjykata e Lartë në Suboticë të Serbisë e ka dënuar me një vit burgim, të cilin do ta vuajë në shtëpi, një person nga grupi që dyshohet për lidhje me eksplozivin e gjetur në prill pranë kufirit serbo-hungarez dhe me sabotime në vendet e Bashkimit Evropian për llogari të Rusisë.
Gjurmë ruse dhe serbe në planin për sulm në Gjermani
Kujdes: Përmbajtja mund të jetë shqetësuese për disa shikues! Fotografitë Multimedia Përmbajtja e bashkëngjitur Komentet Gjurmë ruse dhe serbe në planin për sulm në Gjermani Shpërndaje Shpërndaje Një polic me pajisje mbrojtëse qëndron pranë një roboti për çaktivizimin e eksplozivëve në Aeroportin Lajpcih/Halle në Gjermani. Roboti u angazhua pasi në gusht u gjet një dron pranë pistës së aeroportit.
Vuçiq dhe Sheshel bashkë në zgjedhjet parlamentare
“Fyerje për viktimat e Vojisllav Sheshelit”. Me këto fjalë, Marko Millosavleviq, nga organizata joqeveritare Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut (YIHR), e vlerëson listën e përbashkët parazgjedhore të Partisë Përparimtare Serbe (SNS), që është në pushtet në Serbi, dhe Partisë Radikale Serbe (SRS), të cilën Sheshel e themeloi në fillim të viteve ‘90. Sheshel është dënuar me vendim të formës së prerë për krime lufte, përkatësisht nxitje të përndjekjes së popullsisë kroate nga Vojvodina.
Pse ambasadori serb mori pjesë në festën e talibanëve?
Ambasadori i Serbisë në Indi, Sinisha Paviq, mori pjesë në një ceremoni në Ambasadën e Afganistanit në Nju Delhi, ku, në mes të gushtit, u shënua pesëvjetori i vendosjes së pushtetit të talibanëve. Serbia ishte i vetmi vend evropian, përveç Rusisë, që dërgoi përfaqësues diplomatik në këtë ceremoni. Rusia, ndërkaq, është i vetmi vend që e ka njohur zyrtarisht Qeverinë e talibanëve. Në ceremoni morën pjesë edhe diplomatë nga Kina, Eritrea, Uzbekistani, Kazakistani, Nigeri, Katari dhe Omani.
Vizita e Zelenskyt në Serbi, ukrainasit dhe rusët presin ndryshim nga Beogradi
Kujdes: Përmbajtja mund të jetë shqetësuese për disa shikues! Fotografitë Multimedia Përmbajtja e bashkëngjitur Komentet Vizita e Zelenskyt në Serbi, ukrainasit dhe rusët presin ndryshim nga Beogradi Shpërndaje Shpërndaje Preferoje REL-in në Google Fotografi ilustruese: Marshimi i Paqes në Beograd, i organizuar me rastin e përvjetorit të pushtimit rus të Ukrainës, 23 shkurt 2023. “Është mirë që po vjen”.
Lidhjet e lëvizjes ruse të ekstremit të djathtë me Ballkanin
Një këshilltar nga radhët e partisë në pushtet në Vishegrad, në lindje të Bosnjë e Hercegovinës, ka promovuar organizatën ultranacionaliste ruse Rusov, anëtarët e së cilës marrin pjesë në agresionin rus kundër Ukrainës. Siç ka raportuar më herët Radio Evropa e Lirë (REL), Lëvizja Ndërkombëtare Bashkimi dhe Ringjallja Ruso-Sllave (Rusov) mban kontakte me disa grupe të ekstremit të djathtë nga Serbia, ndërsa lideri i kësaj lëvizjeje, Andrei Rodionov, ka vizituar disa herë vendet e rajonit.
Serbia ndalon dy agjentë të dyshuar rusë për planifikimin e një sabotimi në Gjermani
Kujdes: Përmbajtja mund të jetë shqetësuese për disa shikues! Fotografitë Multimedia Përmbajtja e bashkëngjitur Komentet Serbia ndalon dy agjentë të dyshuar rusë për planifikimin e një sabotimi në Gjermani Shpërndaje Shpërndaje Makinë e policisë në Suboticë të Serbisë - fotografi ilustruese Gjykata e Lartë në Suboticë u caktoi masën e paraburgimit dy personave, konfirmoi kjo gjykatë për Radion Evropa e Lirë më 10 korrik, ndërsa mediat gjermane raportuan se ata dyshohen për planifikimin e një...
Serbia forcon lidhjet ushtarake me Kinën, pavarësisht trysnisë nga Perëndimi
Serbia vazhdon të armatoset me armë kineze. Presidenti Aleksandar Vuçiq njoftoi më 28 qershor, gjatë një stërvitjeje dhe ekspozimi të pajisjeve ushtarake të Ushtrisë së Serbisë, se ky vend do të blejë raketa shtesë balistike supersonike CM-400, si dhe avionë të rinj ushtarakë. Vuçiq i cilësoi raketat CM-400 si “raketa të frikshme” dhe tha se Serbia do ta rrisë numrin e tyre.
Një çerek shekulli nga ekstradimi i Millosheviqit: Në Hagë pa aktgjykim, në Serbi i rehabilituar
Kujdes: Përmbajtja mund të jetë shqetësuese për disa shikues! Fotografitë Multimedia Përmbajtja e bashkëngjitur Komentet Një çerek shekulli nga ekstradimi i Millosheviqit: Në Hagë pa aktgjykim, në Serbi i rehabilituar Shpërndaje Shpërndaje Sllobodan Millosheviq në Gjykatën në Hagë, 3 korrik 2001. Sllobodan Millosheviq, i cili për dhjetë vjet qeverisi në mënyrë autoritare Serbinë dhe Jugosllavinë e atëhershme - të përbërë nga Serbia me Kosovën dhe Mali i Zi - u ekstradua në Hagë para 25 vjetësh.
Pa bashkëpunim juridik: Si ua dërgon Kosova ftesat e gjykatave të dyshuarve në Serbi?
Kujdes: Përmbajtja mund të jetë shqetësuese për disa shikues! Fotografitë Multimedia Përmbajtja e bashkëngjitur Komentet Pa bashkëpunim juridik: Si ua dërgon Kosova ftesat e gjykatave të dyshuarve në Serbi? Shpërndaje Shpërndaje Kosova dhe Serbia nuk kanë bashkëpunim të drejtpërdrejtë juridik.
Mes shqetësimeve ndërkombëtare, Serbia në prag të ratifikimit të paktit për ekstradim me Kinën
Kujdes: Përmbajtja mund të jetë shqetësuese për disa shikues! Fotografitë Multimedia Përmbajtja e bashkëngjitur Komentet Mes shqetësimeve ndërkombëtare, Serbia në prag të ratifikimit të paktit për ekstradim me Kinën Shpërndaje Shpërndaje Një grua kalon pranë flamujve serbë dhe kinezë në Beograd më 2024, të vendosur në prag të vizitës së udhëheqësit kinez, Xi Jinping.
Kush është serbi i ekstremit të djathtë në listën e zezë amerikane që i mblodhi “shokët” evropianë në Beograd?
Për Rusinë dhe për racën e bardhë, kundër migrantëve dhe “bllokuesve”, pra kundër pjesëmarrësve në protestat antiqeveritare në Serbi. Kështu mund të përmblidhen mesazhet e konferencës së disa partive evropiane të ekstremit të djathtë, përfaqësuesit e të cilave u mblodhën në Beograd me ftesë të Misha Vaciqit, një ultradjathtisti të dënuar, i cili është ndër themeluesit e Partisë së Nacionalistëve Serbë.
Grafite në qendër të Beogradit: Nga gjenocidi te Kosova
Mesazhi “Kosova është zemra e Serbisë” është shkruar në fasadën e një ndërtese në zonën kryesore të këmbësorëve në Beograd, ku çdo ditë kalojnë mijëra turistë. Ky slogan nacionalist, që mohon pavarësinë e Kosovës, e cila u shpall në vitin 2008, zëvendësoi një grafit që mohonte gjenocidin ndaj boshnjakëve në Srebrenicë. Ky i fundit ndodhej aty që nga qershori i vitit 2024 dhe si autor ishte nënshkruar grupi ultradjathtist “Patrulla Popullore”.
Çfarë mesazhi dërgojnë studentët protestues në Serbi me “Memorandumin” për Kosovën?
Së bashku me luftën kundër korrupsionit, edhe Kosova. Publikimi i “Memorandumit” të lëvizjes studentore, në të cilin thuhet se Kosova është “pjesë përbërëse e Serbisë”, ka nxitur shumë reagime në publikun që i mbështet ata, pasi lëvizja ka paralajmëruar për hyrje në garën politike kundër pushtetit në Serbi.
Shteti serb financon veteranët e Beretave të Kuqe, që luftuan edhe në Kosovë
Kujdes: Përmbajtja mund të jetë shqetësuese për disa shikues! Fotografitë Multimedia Përmbajtja e bashkëngjitur Komentet Shteti serb financon veteranët e Beretave të Kuqe, që luftuan edhe në Kosovë Shpërndaje Shpërndaje Ish-pjesëtarë të Njësisë për Operacione Speciale me ministren e Punës, Punësimit, Çështjeve të Veteranëve dhe Sociale të Serbisë, Millica Gjurgjeviq Stamenkovski.
Pse ultranacionalistët serbë rreshtohen përkrah Iranit?
Pse ultranacionalistët serbë rreshtohen përkrah Iranit? Shpërndaje Shpërndaje Disa grupe të ekstremit të djathtë në platformën Telegram ndjekin dhe komentojnë luftën në Lindjen e Mesme pothuajse çdo ditë, dhe shumica e tyre mbështesin udhëheqjen në Iran.
Shqipëria dhe Kroacia në listën serbe të vendeve të pasigurta
“Do të ketë, padyshim, përkeqësim të mëtejshëm të marrëdhënieve tashmë jo shumë të mira”. Me këto fjalë, ish-diplomati kroat, Bozho Kovaçeviq, i komenton rekomandimet e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Serbisë për qytetarët e këtij vendi.
Ultradjathtistë serbë dhe evropianë nderojnë sulmuesin e vrarë në Ambasadën e SHBA-së në Beograd
Ultradjathtistë serbë dhe evropianë nderojnë sulmuesin e vrarë në Ambasadën e SHBA-së në Beograd Shpërndaje Shpërndaje Marshi i djathtistëve i mbajtur në Beograd më 21 shkurt 2024. Flakadanë, kurora dhe marshim. Kështu dukej në Beograd tubimi përkujtimor për Zoran Vujoviqin, i riu që në vitin 2008 mori pjesë në djegien e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara dhe në atë rast humbi jetën.
Serbia dhe Mali i Zi si poligonë të shërbimeve ruse
Serbia dhe Mali i Zi si poligonë të shërbimeve ruse Shpërndaje Shpërndaje Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, dhe ambasadori rus në Beograd, Aleksandr Bocan-Harchenko (fotografi arkivi) Kampe paraushtarake, përhapje e urrejtjes racore dhe fetare, spiunazh në Evropë, ndjekje e aktivistëve opozitarë rusë dhe strehim për diplomatët e dëbuar rusë. Këto janë disa nga aferat që e lidhin Rusinë me Serbinë.
Përhapja e dezinformatave për migrantët në Serbi kalon pa ndëshkime
Përhapja e dezinformatave për migrantët në Serbi kalon pa ndëshkime Shpërndaje Shpërndaje Aktivistët në Serbi thonë se cak i gjuhës së urrejtjes nuk janë vetëm migrantët. “Ata vjedhin, përdhunojnë dhe plaçkitin”. Ky është një arsenal i zakonshëm dezinformatash dhe gjuhë të urrejtjes që mund të lexohet në llogaritë e grupeve ultra-djathtiste nga Serbia në rrjetet sociale.
Mësuesi nga Nishi ndëshkohet pasi mbulon grafitin “Kur ushtria të kthehet në Kosovë”
Mësuesi nga Nishi ndëshkohet pasi mbulon grafitin “Kur ushtria të kthehet në Kosovë” Shpërndaje Shpërndaje Grafiti "Kur ushtria të kthehet në Kosovë" që gjendet në qendër të Beogradit. 28 korrik 2023. Njëzet e pesë euro – kjo është gjoba që aktivisti opozitar dhe mësuesi pagoi, pasi “pa leje” e kishte mbuluar grafitin “Kur ushtria të kthehet në Kosovë” që ndodhet në oborrin e një shkolle fillore në juglindje të Serbisë, ku ai është i punësuar.
Profilet e rreme në Instagram heshtin zërat kritikë në Serbi
Logoja e rrjetit social, Instagram. Profilet e rreme në Instagram heshtin zërat kritikë në Serbi Shpërndaje Shpërndaje Profile të reja në Instagram, pa ndjekës dhe me pak postime. Kështu dukeshin gati të gjitha profilet në këtë rrjet social, që ndoqën në mënyrë të koordinuar, brenda një periudhe të shkurtër, mediat kritike dhe organizatat joqeveritare në Serbi. Pas kësaj, llogaritë e këtyre të fundit në këtë platformë u pezulluan përkohësisht.
Iranianët në Bosnje dhe Serbi shpresojnë që shtypja në atdhe të marrë fund
Mohammad Oghani dhe Adel Jalali-Asl u larguan nga Irani shumë kohë më parë, për shkak të asaj që e përshkruajnë si “shtypje nga regjimi”. Ndërsa nga Republika Islamike vazhdojnë të dalin pamje të represionit brutal mbi protestuesit antiqeveritarë, ata i ndjekin me vëmendje ato - Mohammadi nga Bosnje dhe Hercegovina dhe Adeli nga Serbia. Ata thonë për Radion Evropa e Lirë se protestat, që nisën në fund të dhjetorit 2025, pasqyrojnë dekadat e shtypjes.
Tërheqja e SHBA-së nga Mekanizmi i Hagës s’mund të ndikojë në vendimet gjyqësore, thotë eksperti i së drejtës ndërkombëtare
Tërheqja e Shteteve të Bashkuara nga Mekanizmi Ndërkombëtar për Tribunale Penale në Hagë nuk mund të ndikojë në vendimet gjyqësore që Haga ka marrë tashmë, sipas ekspertit të së drejtës ndërkombëtare, Marko Millanoviq. Millanoviq, profesor i së drejtës ndërkombëtare në Universitetin e Reding në Mbretërinë e Bashkuar, i thotë Radios Evropa e Lirë se, megjithatë, vendimi i administratës së Donald Trumpit, në njëfarë shkalle, e dërgon një mesazh jashtëzakonisht të keq.
Rusi druan se do ta çojnë në front nëse ekstradohet nga Serbia
Gjashtë muaj pasi Rusia nisi pushtimin në shkallë të plotë të Ukrainës, ku Dmitry Lagovsky dhe gruaja e tij kanë lindur, ata lanë pas jetën e tyre në periferi të Moskës dhe u zhvendosën në Serbi së bashku me dy fëmijët e tyre. Luftimi nuk ishte opsion, tha ai, prandaj zgjodhën që të largoheshin. “I kemi miqtë atje, prindërit e gruas sime”, tha Lagovsky për Shërbimin e Ballkanit të Radios Evropa e Lirë. “Do të ishte katastrofë nëse do të shkoja për të luftuar kundër Ukrainës”.
Serbë dhe një politikan i AfD-së, pjesëmarrës në forumin e ekstremit të djathtë në Rusi
Përfaqësues të dy organizatave të ekstremit të djathtë nga Serbia dhe një politikan nga partia gjermane Alternativa për Gjermaninë (AfD), morën pjesë në një forum të ekstremit të djathtë në Rusi, ku u mblodhën politikanë të ekstremit të djathtë nga disa vende, sipas pamjeve të analizuara nga konferenca.
Vendet e sanksionuara në Perëndim, "mike" në Serbi
Beogradi zyrtar prej vitesh mban lidhje me regjimet në Rusi, Kinë, Bjellorusi, Venezuelë dhe Iran, duke e nxitur Bashkimin Evropian (BE) ta kritikojë atë, por vetëm përmes deklaratave. Të enjten, 21 gusht, arritën dy njoftime që e konfirmojnë këtë drejtim të politikës së jashtme të Serbisë. Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, njoftoi fillimisht se së shpejti do të organizohet një takim i zyrtarëve të Serbisë dhe Rusisë “në nivelin më të lartë”, por nuk dha më shumë detaje.
Serbia ndjek penalisht dëshmitarin që zbuloi krimet e luftës kundër serbëve në Kroaci
Nga dëshmitar kryesor në të pandehur. Kjo është rruga e Krunosllav Fehirit, dëshmia e të cilit ishte vendimtare në gjyqin e Branimir Gllavashit në Kroaci, për krime lufte kundër civilëve serbë në vitin 1991. Në fillim të gushtit, Prokuroria për Krime Lufte në Beograd ngriti aktakuzë kundër Fehirit - një veprim që njohësit e këtij rasti e konsiderojnë si të pazakontë, po aq sa edhe heshtjen e zyrtarëve të Zagrebit për të.
Aleksandar Vullin me punë të re në një organizatë të udhëhequr nga kreu i inteligjencës ruse
Shoqëria Historike Ruse (RIO), e themeluar nga Akademia e Shkencave e Rusisë dhe disa media shtetërore në atë vend, njoftoi se do të hapë një zyrë në Serbi dhe se në krye të Këshillit të Përfaqësisë do të jetë Aleksandar Vullin, ish-shef i shërbimit sekret të Serbisë. Organizata ruse udhëhiqet nga Sergei Naryshkin, drejtor i Shërbimit të Inteligjencës së Jashtme të Federatës Ruse.
Si po reagon Beogradi pas qortimit nga Rusia për armët serbe në Ukrainë?
"Riparim i dëmit". Kështu e kupton Predrag Petroviq nga Qendra e Beogradit për Politika të Sigurisë paralajmërimin e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, se do të pezullohen kontratat për shitjen e armëve dhe municionit, në rastet ku ka dyshime për keqpërdorim dhe dërgim të tyre në frontin ukrainas.
Eric Gordy: Serbia do të duhet të pozicionohet ndaj propozimit franko-gjerman për krizën në Bosnje
Serbia do të duhet të pozicionohet ndaj propozimit franko-gjerman për dalje nga kriza institucionale në Bosnje e Hercegovinë, vlerëson për Radion Evropa e Lirë, profesori i sociologjisë politike në Universitetin e Londrës, Eric Gordy. Ai thotë se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, pas takimit të fundit me presidentin rus, Vladimir Putin, në Moskë, nuk ka shumë hapësirë për manovrim karshi Bashkimit Evropian për këtë çështje.
Franca dhe Gjermania me një "non-paper" për Republikën Sërpska
Bashkimi Evropian duhet të pezullojë projektet financiare që janë të dobishme për Republikën Sërpska, dhe të shqyrtojë vendosjen e sanksioneve të synuara ndaj individëve në këtë entitet të Bosnje e Hercegovinës, të cilët minojnë sovranitetin dhe rendin kushtetues të shtetit. Kjo thuhet, ndër të tjera, në një dokument jozyrtar ("non-paper"), të përpiluar nga Franca dhe Gjermania, të cilin e ka siguruar Radio Evropa e Lirë.
A është vënë në pikëpyetje projekti i dhëndrit të Trumpit në Beograd pas pranimit të falsifikimit?
Shpërndaje A është vënë në pikëpyetje projekti i dhëndrit të Trumpit në Beograd pas pranimit të falsifikimit? Dy ditë pas arrestimit të kreut të Institutit Republikan për Mbrojtjen e Monumenteve në Serbi, publiku u informua për një pranim fajësie që po ndërlikon planet e dhëndrit të presidentit amerikan, Donald Trump, për investime në kryeqytetin serb.
Studentët protestues në Serbi përdorin narrativin shtetëror për bombardimet e NATO-s
Njëzet e gjashtë vjet pas bombardimeve të NATO-s në Republikën Federale të Jugosllavisë, në Serbi mbetet gjerësisht i përhapur narrativi për mijëra civilë të vrarë, ashtu si edhe pjesëtarë të forcave të armatosura. Kjo u pa edhe në protestën që u organizua nga studentët në Beograd, përpara godinës së ish-Shtabit të Përgjithshëm, më 24 mars - në përvjetorin e 26-të të fillimit të bombardimeve.
Në protestat e studentëve në Serbi edhe veteranë të brigadës që luftoi në Kosovë
Në mesin e dhjetëra mijëra njerëzve që morën pjesë në tubimin protestues dhe në bllokadën 15-orëshe të qendrës së Kragujevcit në Serbi më 15 shkurt, ishin edhe veteranë të Brigadës së 63-të të Parashutës. Si ish-pjesëtarë të kësaj njësie të Ushtrisë serbe, ata janë kontrovers, për shkak të rolit që kanë luajtur gjatë luftës në Kosovë. Pjesëtarë të kësaj brigade kanë qenë të pranishëm në vendin e njërit prej krimeve më masive të kryera nga forcat serbe në komunën e Gjakovës.
Përse Serbia kërkon deklaratë për Vojvodinën?
Mes protestave të studentëve që zgjasin me muaj, autoritetet në Serbi janë duke paralajmëruar miratimin e një “deklarate të popullit” për Vojvodinën, që është një krahinë autonome në veri të Serbisë. Ky hap është thënë se do të ndërmerret në përgjigje të iniciativave të supozuara separatiste në protesta. Vojvodina është Serbi. Përgjithmonë. Nuk ka dorëzim apo tërheqje para atyre që duan ta shkatërrojnë vendin tonë".
Greva e përgjithshme në Serbi: Çka thotë ligji e çka thonë ekspertët?
“Grevë e përgjithshme” është slogani që dëgjohet gjithnjë e më shpesh në protestat e studentëve në Serbi, që tash e dy muaj bllokojnë fakultetet në të gjithë vendin. Mijëra njerëz e thirrën atë më 20 janar, gjatë një tubimi të përbashkët të punonjësve të arsimit dhe studentëve në qendër të Beogradit.
Lidhjet e partive serbe me partinë e ekstremit të djathtë në Austri
Internacionale e djathtë globale. Kështu i përshkruan Vedran Xhihiq, ligjërues në Fakultetin e Shkencave Politike në Universitetin e Vjenës, lidhjet e Partisë Përparimtare Serbe (SNS) të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, dhe të Aleancës së Social-demokratëve të Pavarur (SNSD) të presidentit të Republikës Sërpska, Millorad Dodik, me Partinë e Lirisë në Austri (FPO) të ekstremit të djathtë.
Përfaqësuesit e shqiptarëve në Serbi flasin për probleme, Qeveria mohon
“Fakti që shteti po përpiqet t’i diskreditojë kërkesat tona tregon se përfaqësuesit e pushtetit në Serbi nuk janë të gatshëm të fillojnë një dialog serioz me komunitetin shqiptar”, tha për Radion Evropa e Lirë (REL), Shaip Kamberi, deputet i pakicës kombëtare shqiptare në Kuvendin e Serbisë.
Çfarë e lidh të djathtën ekstreme nga Serbia dhe BE-në?
Kundër migrantëve dhe vlerave liberale, për bashkëpunim më të ngushtë me Rusinë. Kjo është mënyra më e shkurtër për t’i përshkruar partitë e ekstremit të djathtë që hynë në Parlamentin Evropian, pas zgjedhjeve që u mbajtën në fillim të qershorit. Me shumë prej tyre, partitë ultra të djathta në Serbi, por edhe Partia Përparimtare Serbe (SNS) në pushtet kanë kontakte prej vitesh.
Marrëveshjet e Serbisë me Kinën dhe ndikimi i tyre
Marrëveshjet që u nënshkruan në Serbi gjatë vizitës së udhëheqësit kinez, Xi Jinping, muajin e kaluar, mund ta kufizojnë lirinë e medias në këtë vend dhe ta rrisin shtrirjen e Kinës, paralajmërojnë ekspertët dhe aktivistët që folën për Radion Evropa e Lirë. “Unë mendoj se kushdo që konsiderohet nga Pekini si kritik i regjimit, duhet të mendojë dy herë përpara se të udhëtojë në Serbi”, thotë Laura Harth, nga organizata për të drejtat e njeriut Safeguard Defenders.
Temat “kombëtare” dominojnë fushatën zgjedhore në Serbi
Nga gjithsej 13 lista zgjedhore, tash për tash, që marrin pjesë në zgjedhjet parlamentare në Serbi, më 17 dhjetor, më shumë se gjysma e bazojnë narracionin e tyre parazgjedhore në “temat kombëtare”. Kosova, Rusia apo “mbrojtja e interesave të serbëve jashtë kufijve të vendit”, janë disa nga temat më të përmendura të segmentit kombëtar në mesazhet zgjedhore.
Çfarë pas fletarrestimit ndërkombëtar ndaj Radoiçiqit?
Deri më tani, Beogradi zyrtar nuk ka reaguar ndaj lajmit se kundër Millan Radoiçiqit është lëshuar fletarrestim prej Agjencisë Ndërkombëtare të Policisë (INTERPOL), për shkak të sulmit të një grupi të armatosur, ndaj Policisë së Kosovës, në Banjskë të Zveçanit.
"Vëzhguesit" serbë të zgjedhjeve ruse në Ukrainë
Avokati nga Beogradi, Goran Petronijeviq, i cili përfaqësonte të dënuarin për krime lufte, Radovan Karaxhiq, në Hagë, ishte "vëzhgues" në zgjedhjet e organizuara së fundmi nga Rusia në territoret e okupuara ukrainase. Në mesin e vëzhguesve ishte edhe Sërxhan Perishiq, ish-këshilltar i presidentit të Republikës Sërpska, Milorad Dodik.
“Marrim shënime”: Gjimnazistët shqiptarë në Serbi pa libra në gjuhën amtare
Nxënësit e shkollave të mesme në Serbi, të cilët ndjekin mësimin në gjuhën shqipe, këtë vit shkollor e nisën pa tekste në gjuhën e tyre amtare. Problemi i kamotshëm i mungesës së teksteve në gjuhën shqipe është zgjidhur për nxënësit e shkollave fillore nga viti 2021. Por, gjimnazistët vazhdojnë t’ia dalin në mënyra të ndryshme, thotë A.M., banore e Preshevës. Vajza e saj shkon në gjimnazin “Skënderbeu” në këtë komunë në jug të Serbisë, të populluar me shumicë shqiptare.
"Censurimi i kulturës": Gjykata në Serbi ndaloi filmat e autorit shqiptar
Me vendim të Gjykatës së Lartë në Vranjë, në Serbi është ndaluar shfaqja e filmit “I pabesi” i autorit shqiptar Gani Veseli. Siç thuhet në përgjigjen që kjo gjykatë i ka dërguar Radios Evropa e Lirë (REL), trupi gjykues ka vlerësuar të bazuar propozimin e Prokurorisë Publike se kjo vepër “avokon dhe nxitë diskriminim dhe urrejtje”.
Të gjitha propozimet për uljen e tensioneve mes Kosovës dhe Serbisë
Një grup i senatorëve amerikanë kërkoi nga presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, që të “ushtrojë presion diplomatik” për t’i dhënë fund krizës në veri të Kosovës. Ky është i fundit në një seri propozimesh për uljen e tensioneve, që u ngritën qysh në fund të majit. Asokohe, kryetarët shqiptarë të komunave në veri - zonë e banuar me shumicë serbe - hynë në ndërtesat komunale, me gjithë rezistencën e banorëve lokalë serbë.
Filmat shqiptarë në jug të Serbisë: Së pari prokurori, pastaj publiku
Në vend se të shikohen nga publiku në Bujanoc, komunë në jug të Serbisë, dy filma në gjuhën shqipe fillimisht do të shikohen nga autoritetet kompetente të Serbisë, të cilat duhet të përcaktojnë nëse filmat kanë përmbajtje ilegale.
Show More
loading
Actions
Is this you?
As a journalist, you can create a free Muck Rack account to customize your profile, list your contact preferences, and upload a portfolio of your best work.Get in touch with Dushan
Contact Dushan, search articles and posts on X, monitor coverage, and track replies from one place.
Learn more about Muck Rack