Is this you? As a journalist, you can create a free Muck Rack account to customize your profile, list your contact preferences, and upload a portfolio of your best work.
Claim your profile
Articles by Iva Gajiq
Studentët protestues në Serbi përdorin narrativin shtetëror për bombardimet e NATO-s
Njëzet e gjashtë vjet pas bombardimeve të NATO-s në Republikën Federale të Jugosllavisë, në Serbi mbetet gjerësisht i përhapur narrativi për mijëra civilë të vrarë, ashtu si edhe pjesëtarë të forcave të armatosura. Kjo u pa edhe në protestën që u organizua nga studentët në Beograd, përpara godinës së ish-Shtabit të Përgjithshëm, më 24 mars - në përvjetorin e 26-të të fillimit të bombardimeve.
Protestat e studentëve bëjnë jehonë përtej kufijve të Serbisë
“Askush nga ne nuk e priste që diçka e tillë të ndodhte”. Kështu thotë sot një studente e Fakultetit të Arteve Dramatike në Beograd - ku më 26 nëntor të vitit të kaluar u organizua bllokada e parë në Serbi - pasi pyetet nëse priste që ajo bllokadë të shkaktonte protesta masive në të gjithë këtë vend. Tre muaj pas shembjes së një strehe në Stacionin Hekurudhor të Novi Sadit, ku humbën jetën 15 persona, protestat e studentëve në Serbi vazhdojnë.
“E vërteta” e Kosovës në Serbi
“Unë mendoj se askush në Serbi nuk ka një pasqyrë të plotë të asaj që po ndodh në Kosovë. Një pjesë të së vërtetës e merrni nga vende të ndryshme", tha për Radion Evropa e Lirë, Dragana Kanjevac nga Beogradi. Ajo beson se mediat nuk raportojnë mjaftueshëm në mënyrë objektive dhe gjithëpërfshirëse për pozitën e komunitetit serb në Kosovë, si dhe për ngjarjet tjera në Kosovë.
Pse nuk munden "Mirëdita, dobar dan" dhe Vidovdan?
Kushtrim Koliqi, regjisor teatri dhe filmi, producent nga Kosova, do të shkojë në Beograd në fund të qershorit për festivalin “Mirëdita, dobar dan”. Shfaqja “Babai dhe Babai” e dramaturgut kosovar Jeton Neziraj, me regji të Koliqit, do të hapë këtë manifestim më 27 qershor. Ai e sheh festivalin “Mirëdita, dobar dan” si një element shumë të rëndësishëm, sidomos në rrethanat e marrëdhënieve aktuale ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
“S’na ka mbetur gjë në Rusi”: Familja ruse kërcënohet me dëbim nga Serbia
No media source currently available
Në Serbi “kapërcehen” mësimet për luftërat e viteve ‘90
Mësime të historisë që “kryesisht kapërcehen” dhe “mezi përmenden”. Kështu i përshkruajnë të rinjtë nga Serbia njohuritë e marra në shkolla për luftërat e viteve ‘90 në territorin e ish-Jugosllavisë. Kata, 19 vjeçe, nga Beogradi, thotë se kjo temë “nuk i intereson”. “Një pjesë e të rinjve është e interesuar për këtë temë, por një shumicë e madhe nuk është”, beson ajo.
Serbia intensifikon lobimin e saj në Perëndim
Promovimi dhe shpjegimi i iniciativave të ndryshme politike të Qeverisë së Serbisë, përmes kontaktit me mediat dhe grupet përkatëse me seli në SHBA, është obligim i kompanisë amerikane, PR KARV Communications, nga kontrata e nënshkruar në korrik. Kjo është kontrata e dytë për lobim, të cilën autoritetet serbe e kanë me shtëpi lobimi në Amerikë. Vlera e kontratës me KARV, e cila është me afat prej një viti, por me mundësi vazhdimi, arrin në 60 mijë dollarë në muaj.
Çka dihet për pezullimin e eksportit të armëve nga Serbia?
Autoritetet në Serbi vendosën që ta pezullojnë eksportin e armëve të prodhimit vendor për një muaj. Pa ofruar shumë detaje dhe informacione, zyrtarët dolën para publikut me deklarata për përgatitje në rast agresioni. Në Serbi funksionojnë disa fabrika që prodhojnë armë dhe pajisje ushtarake. Sipas të dhënave të fundit të disponueshme për vitin 2021, përeksportin e armëve dhe të pajisjeve ushtarake janë dhënë 371 licenca, me një vlerë totale prej 1.23 miliard dollarësh.
Qasja e shteteve të rajonit në të dhënat e përdoruesve të Meta-s
Nga të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor, Serbia dërgon më së shumti kërkesa te kompania Meta për të marrë informacione lidhur me të dhënat e përdoruesve të rrjeteve sociale Facebook dhe Instagram, thuhet në të dhënat e fundit. Që nga viti 2013, Meta, kompania amë e rrjeteve sociale Facebook dhe Instagram, ka publikuar raporte të transparencës në ueb-faqen e saj çdo gjashtë muaj, ku përfshihen edhe kërkesat që bëjnë institucionet shtetërore për ndarjen e të dhënave.
Një muaj heshtje për vdekjen, për të cilën nuk dihet asgjë në Serbi
Quhej Shoib Tasal dhe ishte 21 vjeç. Ai vinte nga Afganistani. Shoib ka humbur jetën saktësisht një muaj më parë në Serbi. Vdekja e tij është bërë e ditur përmes një postimi në rrjetet sociale. Nuk dihen ende shumë detaje rreth rastit. Organizata “No name kitchen”, e cila i ndihmon njerëzit në lëvizje, njoftoi se Shoib Tasal vdiq në kufirin me Kroacinë, pasi u godit nga një tren më 11 prill.
Show More
loading
Actions
Is this you?
As a journalist, you can create a free Muck Rack account to customize your profile, list your contact preferences, and upload a portfolio of your best work.Get in touch with Iva
Contact Iva, search articles and posts on X, monitor coverage, and track replies from one place.
Learn more about Muck Rack