Is this you? As a journalist, you can create a free Muck Rack account to customize your profile, list your contact preferences, and upload a portfolio of your best work.
Claim your profile
Articles by Iva Martinoviq
Vuçiq përballet me sfidën më të madhe zgjedhore mes shqetësimeve për parregullsi të mundshme
Zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Serbi, të cilat do të mbahen më 25 tetor, shihen nga shumëkush si sprova më e madhe deri më tani për liderin populist Aleksandar Vuçiq. Në një klimë të përçarjeve të thella dhe tensioneve shoqërore, Partia Përparimtare Serbe (SNS) e Vuçiqit synon ta ruajë pushtetin pas protestave masive kundër Qeverisë në mbarë vendin.
Nga Maroviq te Radoiçiq: Të kërkuarit që nuk ekstradohen
Marrëveshjet e ekstradimit u nënshkruan për të parandaluar keqpërdorimin e shtetësisë së dyfishtë dhe praktikën e arratisjes në vendet fqinje, me qëllim shmangien nga drejtësia. Por, në praktikë, shpesh nuk funksionojnë.
Nga gazi rus te megavatët e gjelbër kinezë: A rrezikon Serbia një varësi të re energjetike?
Serbia po i drejtohet diellit, erës dhe ujit për të ulur varësinë nga Rusia, për të diversifikuar burimet dhe për ta nxjerrë gradualisht qymyrin nga përdorimi, ndërsa në tranzicionin energjetik po shfaqen gjithnjë e më shumë kompani nga Kina. Ato hyjnë në vend si investitore dhe pronare të projekteve, kontraktore të punimeve dhe furnizuese të pajisjeve.
Të akuzuarit për Masakrën e Reçakut, në Serbi promovojnë mohimin e krimit
Gati tri dekada pasi trupat e civilëve shqiptarë u gjetën në lugun e fshatit Reçak në Kosovë, në Prishtinë nisi gjykimipër krimin që Beogradi zyrtar e mohon edhe sot. Banka e të akuzuarve ishte e zbrazët. Video: Gjykimi në mungesë për Masakrën e Reçakut Bashkëngjite Shpërndaje Kodi u kopjua. gjerësia px lartësia px Materiali aktualisht nuk është në dispozicion.
Kredi amerikane, pajisje evropiane: A po shkëputet Serbia nga teknologjia kineze 5G?
Rrjeti 5G që po ndërton operatori shtetëror i Serbisë, bazohet tash për tash në pajisje të prodhuesve evropianë. Kështu thonë për Radion Evropa e Lirë nga Telekomi i Serbisë - kompani që, gjatë viteve të fundit, ka bashkëpunuar me gjigantin kinez, Huawei, në zhvillimin e rrjeteve të telekomunikacionit. Huawei gjendet në listën e zezë të Shteteve të Bashkuara, të cilat e akuzojnë kompaninë se pajisjet e saj 5G mund të përdoren për spiunazh në favor të Qeverisë kineze.
Institucioni u mbyll, paga vazhdoi: Si përfitoi mijëra euro ministrja serbe?
Para se të emërohej ministre në Qeverinë e Serbisë në vitin 2025, Snezhana Paunoviq merrte pagë si deputete dhe si drejtoreshë e Institucionit Farmaceutik Pejë në Kosovë. Por, ky institucion u shua zyrtarisht që në vitin 2021, me vendim të Qeverisë së Serbisë. Kërkesën për fshirjen e tij nga regjistri e dorëzoi vetë Paunoviq, tregojnë dokumentet e analizuara nga Radio Evropa e Lirë. Megjithatë, ajo vazhdoi të paguhej si drejtoreshë edhe pas mbylljes së institucionit.
Paunoviq me pagë drejtoreshe në një institucion të mbyllur në Kosovë
Para se të emërohej ministre në Qeverinë e Serbisë në vitin 2025, Snezhana Paunoviqmerrte pagë si deputete, por edhe si drejtoreshë e Institucionit Farmaceutik të Pejës në Kosovë. Ky institucion, me seli në Gorazhdec, nuk ekziston zyrtarisht që nga viti 2021. Radio Evropa e Lirë konstatoi se ai është mbyllur më 7 tetor 2021, me vendim të Qeverisë së Serbisë. Se farmacia nuk ekziston më, e konfirmon për Radion Evropa e Lirë edhe gazetari i Radio Gorazhdecit, Damjan Portiq.
I arrestuar në Serbi me dokumente false të Kosovës: Kush është Vuk Vulleviq?
U arrestua në Serbi me kërkesë të Malit të Zi, me dokumente të falsifikuara të lëshuara në Kosovë. Njëri nga të arratisurit më të kërkuar malazezë, i akuzuar për organizim të një grupi kriminal dhe trafikim të narkotikëve, ndodhet në paraburgim në Beograd.
Kush u dëbua nga Mali i Zi në Serbi për shkak të rrezikut për sigurinë
Kujdes: Përmbajtja mund të jetë shqetësuese për disa shikues! Fotografitë Multimedia Përmbajtja e bashkëngjitur Komentet Kush u dëbua nga Mali i Zi në Serbi për shkak të rrezikut për sigurinë Shpërndaje Shpërndaje Fotografitë e shtetasve serbë të dëbuar, të publikuara nga Policia e Malit të Zi. Ilustrim i REL-it. “Rrezik për sigurinë” – kështu e ka përshkruar Policia e Malit të Zi grupin prej rreth 90 burrash nga Serbia, të cilëve më 3 qershor ua ndaloi hyrjen në këtë shtet.
Çfarë mesazhi dërgojnë studentët protestues në Serbi me “Memorandumin” për Kosovën?
Së bashku me luftën kundër korrupsionit, edhe Kosova. Publikimi i “Memorandumit” të lëvizjes studentore, në të cilin thuhet se Kosova është “pjesë përbërëse e Serbisë”, ka nxitur shumë reagime në publikun që i mbështet ata, pasi lëvizja ka paralajmëruar për hyrje në garën politike kundër pushtetit në Serbi.
Si rekrutoi Rusia spiunë nga Serbia për trazira në Francë dhe Gjermani
Kujdes: Përmbajtja mund të jetë shqetësuese për disa shikues! Fotografitë Multimedia Përmbajtja e bashkëngjitur Komentet Si rekrutoi Rusia spiunë nga Serbia për trazira në Francë dhe Gjermani Shpërndaje Shpërndaje Një xhami në Paris ku ishin vendosur koka derri, 9 shtator 2025. Një grup njerëzish nga Serbia shkaktuan trazira në Francë dhe Gjermani me urdhër të inteligjencës ruse, sipas vendimeve të gjykatave serbe në të cilat Shërbimi i Ballkanit i Radios Evropa e Lirë (REL) ka pasur qasje.
Projektet e dhëndrit të Trumpit ndezin polemika në Beograd
Bashkëngjite Kodi u kopjua. gjerësia px lartësia px Materiali aktualisht nuk është në dispozicion. 0:00 0:03:20 0:00 Ministri i Kulturës në Serbi, Nikolla Sellakoviq, i ka përsëritur akuzat kundër Zyrës së Prokurorit për Krim të Organizuar, pasi është marrë në pyetje nga ky institucion. Ai është i dyshuar në hetimet për falsifikim të dokumenteve, mbi bazën e të cilave Qeveria ia ka hequr ndërtesës së ish-Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Jugosllave statusin e objektit të mbrojtur.
Parullat shoviniste në Serbi: Shqiptarët fyhen njëlloj nga përkrahësit edhe kundërshtarët e pushtetit
Nga akuzat për korrupsion, deri te fyerjet, duke përdorur emra poshtërues për një popull të tërë. Parullat me të cilat protestuesit në rrugët e Serbisë tash e një vit po kërkojnë përgjegjësi nga pushteti për shembjen e çatisë në Novi Sad, shoqërohen edhe me brohoritje shoviniste. Të drejtuara ndaj presidentit Aleksandar Vuçiq, ato në fakt e fyejnë popullin shqiptar – me të njëjtin term që përdor edhe vetë pushteti në përplasjet me udhëheqësit kosovarë dhe kritikët e tij brenda Serbisë.
Roli i së djathtës në protestat studentore në Serbi
As të majtë, as të djathtë, as qytetarë, as nacionalistë. Megjithëse lëvizja studentore kishte marrë qëndrim të mos shprehej për çështje që mund ta polarizonin shoqërinë në Serbi, protestat e mëdha njëvjeçare kundër Qeverisë janë karakterizuar me devijime nacionaliste dhe djathtiste. “E djathta po përpiqet ta marrë patjetër nën kontroll protestën, por ajo nuk është aq e madhe.
Në ç’drejtim do të shkojnë marrëdhëniet Serbi-Rusi pas kritikave të BE-së?
“Mungesë durimi nga Brukseli dhe kërkesë për vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë brenda një periudhe të shkurtër”. Kështu i interpreton mesazhet e presidentes së Komisionit Evropian ndaj autoriteteve në Beograd eksperti për siguri dhe politikë të jashtme, Igor Bandoviq. Ursula von der Leyen deklaroi pas takimit me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, më 15 tetor se “tani është momenti i duhur për të ndërmarrë hapa konkretë drejt anëtarësimit” në BE.
Gjurmët e spiunëve rusë në Serbi
Përpjekje për të destabilizuar Francën dhe Gjermaninë, si dhe përgatitje të “trazirave masive” para zgjedhjeve në Moldavi. Këto janë akuzat më të fundit, ku si autorë përmenden shtetas të Serbisë, ndërsa dyshohet se pas tyre qëndrojnë shërbimet ruse.
Dy vjet pa aktakuzë për Banjskën në Serbi: Radoiçiq me adresë në Beograd
Dy vjet pasi mori përgjegjësinë për sulmin e armatosur ndaj Policisë së Kosovës në Banjskë Millan Radoiçiq është ende i lirë dhe me vendbanim të regjistruar në Beograd. Këtë e konfirmon një përgjigje e Gjykatës së Lartë në Beograd, dhënë Radios Evropa e Lirë, ku thuhet se Radoiçiqit i është zgjatur masa e ndalimit të largimit nga Serbia, me detyrimin që të paraqitet në polici më 1 dhe 15 të çdo muaji.
Në Kosovë kërkohen për masakrën në Mejë, në Serbi janë figura publike
Banka e të akuzuarve në sallën e gjyqit në Prishtinë ishte e zbrazët kur nisi gjykimi për krimet e luftës, të kryera mbi 25 vjet më parë nga forcat ushtarake dhe policore serbe, në Mejë të Gjakovës. Nga mesi i qershorit, të akuzuarit po gjykohen në mungesë, pasi nuk janë në dispozicion të drejtësisë kosovare. Kundër tyre është lëshuar edhe një fletarrestim ndërkombëtar. Beogradi zyrtar, tash për tash, hesht.
Srebrenica në shërbim të politikës së Vuçiqit
“Ka ardhur koha për të vërtetën” - kështu i paralajmëruan mediat proqeveritare në Serbi filmat dhe “emisionet speciale” që mohuan gjenocidin në Srebrenicë. Ato u transmetuan gjatë ditëve që shënuan 30-vjetorin e vrasjes së më shumë se 8.000 burrave dhe djemve boshnjakë. Për gjenocidin si “mashtrim” folën presidenti i entitetit Republika Sërpska të Bosnje e Hercegovinës, Millorad Dodik, dhe krimineli i dënuar i luftës, Vojisllav Sheshel.
Serbia mes Iranit dhe Izraelit: Me kë është më afër?
“Si Izraeli, ashtu edhe Irani janë vendet tona mike”. Kështu i përgjigjen zyrtarët në Beograd konfliktit të ri në Lindjen e Mesme - duke vazhduar politikën e neutralitetit dhe balancimit. Së paku në mënyrë deklarative. “Do të thosha se Serbia në këtë konflikt, megjithatë, është ‘neutrale’, por në anën e Izraelit”, thotë për Radion Evropa e Lirë analisti serb i politikës së jashtme, Boshko Jakshiq. Si arsye, ai përmend mospërputhjen në nivelin e bashkëpunimit që ka Beogradi me Izraelin dhe Iranin.
Nga lavdërimi te dekorimi: Qasja e Kishës Serbe ndaj kriminelëve të luftës
Nga lavdërimi deri te dekorimi dhe shpallja shenjtorë. Ka shumë shembuj të një qasjeje të tillë të Kishës Ortodokse Serbe dhe përfaqësuesve të saj ndaj kriminelëve të dënuar të luftës nga e kaluara e afërt dhe ajo më e largët. “Kisha e sheh historinë përmes një prizmi etnofiletiste [nacionalist], në të cilën pala serbe paraqitet si viktimë e përhershme”, thotë historiani Vladimir Velkoviq.
Porfirije në Kremlin: Patriarku serb përkrah "botën ruse", dënon Perëndimin dhe i përcjell mesazhe Putinit për Kosovën
Dënimi i “revolucionit me ngjyra” dhe “pushteteve perëndimore”, bashkë me dëshirën që Serbia t’i bashkohet botës ruse, ishin mesazhet që kreu i Kishës Ortodokse Serbe, Porfirije, ia përcolli presidentit të Rusisë, Vladimir Putin. Porfirije, përveç falënderimeve ndaj Putinit për mbështetjen, foli edhe për Kosovën, Republikën Sërpska dhe Malin e Zi, duke thënë se qëndrimi i Serbisë varet nga qëndrimi i Rusisë.
Nga Vullin deri te Bërnabiq: Fyerjet ndaj shqiptarëve nga zyrtarë serbë ndër vite
"Yjet dhe heronjtë e mediave shiptare". Kështu i quajti disa herë deputetët e opozitës kryetarja e Kuvendit të Serbisë, Ana Bërnabiq, nga foltorja e Kuvendit gjatë seancës së 4 marsit. Ana Bërnabiq përdor term pezhorativ për mediat shqiptare Materiali aktualisht nuk është në dispozicion. 0:00 0:00:38 0:00 "Deklaratat e saj janë pasqyrim i kulturës politike të institucionalizuar.
Vuçiq s'arrin të gjejë gjuhë të përbashkët me studentët
Rënia e Qeverisë së Serbisë nën presionin e protestave - përmasat e të cilave Serbia nuk i ka parë që nga koha e regjimit të Sllobodan Millosheviqit - mund të jetë humbja e parë politike për presidentin e këtij vendi, Aleksandar Vuçiq, prej se ka marrë pushtetin në vitin 2012. Protestat udhëhiqen nga studentët. Ata nuk kërkojnë ndryshimin e Qeverisë, por përgjegjësi për vdekjen e 15 personave nga shembja e një strehe në Stacionin Hekurudhor të Novi Sadit, më 1 nëntor të vitit të kaluar.
Rënia e Qeverisë - disfatë për Vuçiqin apo blerje kohe
Me dorëheqjen e kryeministrit, a e ka pranuar pushteti në Serbi, i udhëhequr nga presidenti Aleksandar Vuçiq, humbjen? Tre muaj pas vdekjes së 15 personave nga shembja e strehës së rindërtuar të Stacionit Hekurudhor në Novi Sad dhe më shumë se dy muaj pas fillimit të protestave të studentëve, kryeministri i Serbisë, Millosh Vuçeviq, dhe kryetari i Komunës së Novi Sadit, Millan Gjuriq, dhanë dorëheqje.
Beogradi dhe Pekini gjithnjë e më afër
Mesazhe të reja për intensifikim të bashkëpunimit me Kinën u përçuan edhe këtë javë në Beograd. Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, e falënderoi homologun e tij kinez, Xi Jinping, për “ngritjen e marrëdhënieve midis dy vendeve në një nivel strategjik”.
Serbia konfirmon kërkimet në një varrezë të mundshme masive pranë Novi Pazarit
“Besoj se nga mesi i shtatorit duhet të kemi një datë për fillimin e gërmimit apo vlerësimit të lokacionit”, thotë Kushtrim Gara nga Komisioni Qeveritar i Kosovës për Personat e Zhdukur. Deponia e plehrave afër fshatit Kozhle në jugperëndim të Serbisë është një nga lokacionet që, sipas autoriteteve të Kosovës, mund t’i fshehë krimet e kryera nga forcat serbe kundër civilëve shqiptarë në Kosovë, gjatë luftës së viteve 1998/99.
“Ia kanë shpëlarë trurin”: Sulmi në Beograd nxori në pah radikalizimin online
Babai i Millosh Zhujoviqit thotë se nuk u habit kur mori vesh se djali i tij 25-vjeçar kreu “sulmin terrorist” para Ambasadës së Izraelit në Beograd. “E kam vërejtur se ia kanë shpëlarë trurin”, thotë Zoran Zhujoviq për Radion Evropa e Lirë. I lindur në një fshat afër Beogradit, Milloshi u konvertua në Islam dhe më pas pranoi pikëpamjet ekstremiste. Më 29 qershor, para Ambasadës izraelite në Beograd, ai plagosi me hark me shigjeta një polic, i cili e vrau në vetëmbrojtje.
“S’na ka mbetur gjë në Rusi”: Familja ruse kërcënohet me dëbim nga Serbia
No media source currently available
Macron ia kujtoi Vuçiqit Banjskën: A do ta zgjidhë Beogradi rastin e sulmit në Kosovë?
Edhe pse kaloi më shumë se gjysmë viti pas sulmit në Banjskë të Kosovës, Serbia nuk ngriti ndonjë padi kundër Millan Radoiçiqit. Prokuroria e Lartë Publike në Beograd nuk iu përgjigj pyetjes së përsëritur të Radios Evropa e Lirë për rrjedhën e procedurës kundër ish-nënkryetarit të Listës Serbe, i cili mori përgjegjësinë për sulmin e 24 shtatorit, 2023. Në atë sulm u vra polici kosovar, Afrim Bunjaku.
"Më erdhën te pragu i derës": Gazetarët në Serbi kërcënohen me vdekje
No media source currently available
"Na rrahën": Përvojat e emigrantëve që u përpoqën të hynin në Serbi
Emigrantë që u përpoqën të hynin në Serbi nga Maqedonia e Veriut, duke ndjekur rrugën drejt Bashkimit Evropian, i kanë thënë Radios Evropa e Lirë se policia e Serbisë i ka rrahur me shkopinj gome. Pohimet e tyre vijnë pas publikimit të pamjeve të emigrantëve që thoshin se ishin detyruar të zhvisheshin në të ftohtë të madh nga policia serbe. (Përgatiti: Trim Haliti) Shpërndaje "Na rrahën": Përvojat e emigrantëve që u përpoqën të hynin në Serbi
Aktivistët rusë kundër luftës i druhen dëbimit nga Serbia
Kur Yelena Koposova së fundmi aplikoi për qëndrim të përhershëm në Serbi, që është shtëpi e saj dhe familjes së saj ruse që nga viti 2019, mendoi se kjo procedurë do të ishte vetëm një formalitet burokratik. Por, kur Ministria e Brendshme serbe ia refuzoi më 2 shkurt aplikimin e saj dhe i dha 30 ditë afat që të largohej nga shteti, duke thënë se 54-vjeçarja nga Shën Petersburgu përbënte “rrezik të sigurisë”, Koposova, përkthyese e letërsisë, u trondit.
Serbia vazhdon të arrestojë shtetas të Kosovës me akuza për krime lufte
Beogradi zyrtar nuk ka dhënë përgjigje ndaj kërkesave të Kosovës për lirimin e qytetarëve të saj, të cilët u arrestuan nga autoritetet në Serbi me akuza për krime lufte në fund të viteve ’90. Hasan Dakaj, ish-pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), është qytetar i Kosovës, i fundit që u arrestua në Serbi. Atij, më 6 janar, i është caktuar masa e paraburgimit prej një muaji.
A i kontrollojnë talibanët kontrabandistët në kufirin Serbi-Hungari?
Prokuroria për Krim të Organizuar e Serbisë thotë për Radion Evropa e Lirë se nuk ka informacione se talibanët afganë dyshohet se “po marrin kontrollin e grupeve të trafikantëve me njerëz në kufirin serbo-hungarez”. Kështu pretendon një raport i inteligjencës së Hungarisë, i cili u deklasifikua më 31 tetor, me kërkesë të Komisionit Parlamentar për Sigurinë Kombëtare të këtij vendi.
Hetime paralele kundër Radoiçiqit, por në drejtime të kundërta
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës tha se ka nisur hetimet për sulmin në Banjskë dhe se, aktualisht, është në proces të mbledhjes së informatave dhe dëshmive në lidhje me këtë rast. Hetime paralele u paralajmëruan edhe nga Prokuroria e Serbisë, por nuk është e qartë nëse dy institucionet do të bashkëpunojnë me njëra-tjetrën.
Gati katër muaj pas sulmeve kundër KFOR-it në veri: Ku arritën hetimet?
Gati katër muaj pas dhunës në veri të Kosovës, KFOR-i thotë se pret që Prishtina dhe Beogradi t’i nxjerrin para drejtësisë të gjithë autorët e sulmeve ndaj ushtarëve të tij. Më shumë se 90 pjesëtarë të misionit të NATO-s në Kosovë u plagosën në fund të majit, kur protestat e popullatës lokale serbe kundër kryetarëve shqiptarë të komunave u shndërruan në përleshje të dhunshme.
Vuçiqi, Shesheli dhe marrëdhëniet nga të cilat nuk heqin dorë
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ishte fundjavën e kaluar në festën e të dënuarit për krime lufte dhe babait të tij politik, Vojisllav Sheshel. Më 12 qershor, në rrjetet sociale u bë virale një video nga një restorant në Beograd, ku Vuçiq duket i ulur në shoqërinë e Sheshelit, teksa u këndojnë këngë çetnike. Në të njëjtën ditë, Vuçiq tha për Televizionin Happy të Serbisë se ishte në dasmën e djalit të Sheshelit, edhe pse, siç tha, ata ndjekin “politika të ndryshme”.
Mirëbesimi i palëkundur midis Ankarasë dhe Beogradit
“Në qoftë se kushdo sjell vendim për njohjen e Kosovës si të pavarur, në të njëjtin moment ne do të nisim fushatën për tërheqjen e njohjeve”, ka deklaruar, më 22 korrik, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Vuçiqi në këtë mënyrë i është përgjigjur paralajmërimit të presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, i cili ka thënë se do të punojë për njohjet e reja të Kosovës.
Show More
loading
Actions
Is this you?
As a journalist, you can create a free Muck Rack account to customize your profile, list your contact preferences, and upload a portfolio of your best work.Get in touch with Iva
Contact Iva, search articles and posts on X, monitor coverage, and track replies from one place.
Learn more about Muck Rack