Is this you? As a journalist, you can create a free Muck Rack account to customize your profile, list your contact preferences, and upload a portfolio of your best work.
Claim your profile
Articles by Millorad Millojeviq
BE-ja u përgjigjet paralajmërimeve ruse: E ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në bllok
Kujdes: Përmbajtja mund të jetë shqetësuese për disa shikues! Fotografitë Multimedia Përmbajtja e bashkëngjitur Komentet BE-ja u përgjigjet paralajmërimeve ruse: E ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në bllok Shpërndaje Shpërndaje Presidenti rus, Vladimir Putin, gjatë një samiti në Bishkek më 1 shtator 2026.
Bosnje dhe Hercegovina pas zgjedhjeve: Mes Rusisë dhe Perëndimit
Në dy vjetët e fundit, skena politike e Bosnje dhe Hercegovinës u karakterizua nga bllokadat dhe pengesat politike. Gjatë kësaj periudhe, vendi nuk bëri ndonjë përparim të konsiderueshëm as drejt Bashkimit Evropian, as drejt NATO-s.
Pse Vuçiqi s’e nënshkroi deklaratën për Ukrainën në Kiev?
Kujdes: Përmbajtja mund të jetë shqetësuese për disa shikues! Fotografitë Multimedia Përmbajtja e bashkëngjitur Komentet Pse Vuçiqi s’e nënshkroi deklaratën për Ukrainën në Kiev? Shpërndaje Shpërndaje Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Një nënshkrim që mungonte në Kiev ka tërhequr përsëri vëmendjen rreth qëndrimit të Serbisë karshi Bashkimit Evropian, Rusisë dhe Ukrainës.
Ndikim i kufizuar i Iranit në Bosnje, pavarësisht traditës së gjatë të marrëdhënieve
Ndikim i kufizuar i Iranit në Bosnje, pavarësisht traditës së gjatë të marrëdhënieve Shpërndaje Shpërndaje Kolegji persik-boshnjak pranë Sarajevës. Ndërsa shefi i diplomacisë së Bosnje e Hercegovinës, Ellmedin Konakoviq, paralajmëron për rrezikun e një tronditjeje globale, ish-lideri i serbëve të Bosnjës, Millorad Dodik, e përshkruan situatën në Lindjen e Mesme si një “konfirmim të kërcënimit ideologjik iranian”.
A po hyn Bosnja në rrjetin e borxheve dhe ndikimit politik të Kinës?
Pyetja nëse Bosnja e Hercegovina po hyn në rrjetin e borxheve dhe ndikimit politik të Pekinit shtrohet pas prezantimit të planit të ri pesëvjeçar të Kinës, i cili i premton Bosnjës partneritet “fitim-fitim” dhe mundësi investimi: nga infrastruktura dhe energjetika, përmes bujqësisë, e deri te teknologjitë e avancuara, si inteligjenca artificiale. Derisa Pekini porosit se “ta ndjekësh Kinën hap pas hapi është njëlloj sikur ta ndjekësh mundësinë”, analistët bëjnë thirrje për “kujdes”.
Krizë në Republikën Sërpska pasi Dodikut i merret mandati
Kush do të propozojë një mandatar për kryeministër për Qeverinë e re të Republikës Sërpska? Kjo pyetje lindi pasi kryeministri i këtij entiteti të Bosnje dhe Hercegovinës, Radovan Vishkoviq, dha dorëheqje më 18 gusht dhe, në të njëjtën ditë, edhe Millorad Dodikut iu mor mandati i presidentit të entitetit. Sipas Kushtetutës së Republikës Sërpska, vetëm presidenti i entitetit ka të drejtë të propozojë një mandatar për kryeministër për qeverinë e re.
"Ofensiva" ruse për shpëtimin e mandatit të Dodikut
Ka filluar me reagimin e zëdhënëses së Ministrisë së Jashtme të Rusisë, Maria Zaharova, vazhdoi me një deklaratë jashtëzakonisht të ashpër të Ambasadës ruse në Sarajevë, dhe deri tani ka rezultuar me konsultime të jashtëzakonshme në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.
Tri dekada pas luftërave: Si trajtohen veteranët në Kosovë e si në rajon?
Përfaqësuesit e 47 mijë veteranëve të regjistruar të luftës në Kosovë ankohen për trajtim të padinjitetshëm nga institucionet shtetërore. Nga shuma e pensionit mujor e deri te kujdesi shëndetësor e psikologjik, ata ndihen të lënë pas dore nga shteti për të cilin luftuan për ta çliruar. Përtej kufirit, veteranët në rajon kanë dukshëm më shumë beneficione.
Çfarë e pret Dodikun: Thirrja për burg dhe fundi i mandatit presidencial
Lëshimi i “aktit udhëzues” për vuajtjen e dënimit me burg është dokumenti që Millorad Dodik, president i entitetit të Republikës Sërpska (RS) në Bosnjë e Hercegovinë, pritet ta marrë nga Gjykata e Bosnjës dhe Hercegovinës, pas pranimit zyrtar të aktgjykimit përfundimtar. Pas kësaj pritet të vijë edhe vendimi i Komisionit Qendror Zgjedhor të Bosnjës dhe Hercegovinës (KQZ), që duhet të shpallë përfundimin e mandatit të Dodikut në krye të entitetit.
“Të gjashtët kundër Turqisë” në teatrin e Sarajevës, pavarësisht kundërshtimit të Ankarasë
Një muaj pasi dështoi për herë të dytë të vihej në skenë në një teatër në Prizren, shfaqja teatrore “Të gjashtët kundër Turqisë” do të prezantohet para publikut në Sarajevë, pavarësisht kundërshtimit të Turqisë dhe një note proteste që ajo ka dërguar përmes kanaleve diplomatike në Bosnje e Hercegovinës. Shfaqja trajton historinë e gjashtë shtetasve turq që u dëbuan nga Kosova nën dyshimet se kishin lidhje me klerikun Fethullah Gulen, që akuzohej për organizim të puçit në Turqi në vitin 2016.
Cila është procedura për ndalimin e mundshëm të Dodikut?
Kur ka kaluar pothuajse një ditë nga urdhri i Prokurorisë së Bosnje e Hercegovinës për ta ndaluar liderin e Republikës Sërpska për ta marrë në pyetje, një gjë e tillë ende nuk ka ndodhur.
Kush do ta zbatojë vendimin për Dodikun?
Millorad Dodik vazhdon të ushtrojë funksionin e presidentit të entitetit të Bosnjë dhe Hercegovinës, Republika Sërpska, pasi dënimi me burgim dhe ndalimi i ushtrimit të funksionit nuk kanë hyrë në fuqi me shpalljen e vendimit. Në njoftimin e Gjykatës së Bosnjë dhe Hercegovinës nuk përmendet që janë miratuar masa që do ta ndalonin atë, pasi më 26 shkurt u shpall vendimi i shkallës së parë, ndaj të cilit si Prokuroria, ashtu edhe mbrojtja, mund të paraqesin ankesë.
Të ikur nga mobilizimi e persekutimi rus, çeçenët arrijnë në kufirin mes Bosnjës e Kroacisë
Është ora 6:00 e mëngjesit. Temperatura është pak mbi zero gradë celsius. Nëpër mjegull duken rreth 15 persona - shtetas rusë nga Kaukazi i Veriut - mes të cilëve ka edhe fëmijë e të moshuar. Vend i tubimit të tyre është një kafene në Gradishkë, pranë pikës kufitare nga Bosnje e Hercegovina në Kroaci, që i bie veriu i largët i Bosnje e Hercegovinës. Ata presin për një kohë të shkurtër dhe më pas përqafohen. Njëri prej të rinjve çeçenë niset drejt Kroacisë, për të kaluar në Bashkimin Evropian.
Xhamia e shkatërruar në luftën e Bosnjës ngrihet nga rrënojat
Për gati 400 vjet, një xhami osmane e shekullit të 16-të ishte në Banjallukë, por u rrafshua nga eksplozivët në mes të natës, më 7 maj, 1993. Për vite me radhë, copat e saj u mblodhën me durim nga deponi plehrash dhe në lumin Vërbas pranë, me shpresën se një ditë do të ngrihej përsëri. Dhe, më 7 maj të këtj viti, 31 vjet pas shkatërrimit, xhamia e rindërtuar Arnaudija u rihap.
Show More
loading
Actions
Is this you?
As a journalist, you can create a free Muck Rack account to customize your profile, list your contact preferences, and upload a portfolio of your best work.Get in touch with Millorad
Contact Millorad, search articles and posts on X, monitor coverage, and track replies from one place.
Learn more about Muck Rack