Is this you? As a journalist, you can create a free Muck Rack account to customize your profile, list your contact preferences, and upload a portfolio of your best work.
Claim your profile
Articles by Tony Weselowsky
Si e ndihmoi TikTok-u kandidatin e ekstremit të djathtë ta fitojë rundin e parë të zgjedhjeve në Rumani
Edhe pas numërimit të të gjitha votave, ekspertët ende nuk po mund t’i bien në fije se si Calin Georgescu arriti të shënojë fitore të papritur në rundin e parë të zgjedhjeve presidenciale në Rumani. Georgescu, një figurë shumë pak e njohur e ekstremit të djathtë, i la gojëhapur ekspertët dhe sondazhet duke fituar më 24 nëntor. Ai i mposhti favoritët, përfshirë kryeministrin majtist, Marcel Ciolacu nga Partia e Socialdemokratëve, e cila ka mbizotëruar në Rumani me dekada.
Fituesi i befasishëm i presidencialeve në Rumani
Ekspertët e cilësuan një kandidat të ekstremit të djathtë si njërin prej favoritëve në zgjedhjet presidenciale të Rumanisë dhe e parashikuan në balotazh me një politikan të njohur. Ekspertët kishin dhe nuk kishin të drejtë. Është fakt që një kandidat i ekstremit të djathtë do të shkojë në balotazhin e 8 dhjetorit, por jo ai që ata dhe sondazhet parashikuan.
Rumania mban zgjedhjet presidenciale
Rumunët janë duke votuar të dielën në rundin e parë të zgjedhjeve presidenciale, të cilat mund të përballin një kandidat nacionalist të krahut të djathtë me kryeministrin aktual të majtë në rundin e ardhshëm. Trembëdhjetë kandidatë po garojnë për pozitën e presidentit të këtij shteti anëtar të Bashkimit Evropian dhe NATO-s. Këto janë vetëm zgjedhjet e para në të cilat do të votojnë rumunët brenda pak ditësh.
Si e sheh botën Marco Rubio, i zgjedhuri i Trumpit për sekretar të Shtetit?
Presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, zgjodhi më 13 nëntor senatorin Marco Rubio si kryediplomat të tij, në kohën kur administrata e ardhshme po përgatitet të navigojë nëpër një botë gjithnjë e më të rrezikshme - me luftëra në Evropë dhe Lindje të Mesme, si dhe me një konkurrencë në rritje të Kinës në Azi-Paqësor.
Pushtimi rus afron Ukrainën dhe Rumaninë
Asnjëherë armiq të përbetuar, por as fqinjët më të mirë. Bukureshti dhe Kievi sot ndoshta kanë raportet më të mira ndër vite, në mos në dekada. Arsyeja? Pushtimi rus në shkallë të plotë i Ukrainës. Duke lënë anash çështjet territoriale dhe të gjuhës, Rumania tani është një nga aleatet më të fuqishme të Ukrainës, teksa dy shtetet nënshkruan një marrëveshje 10-vjeçare të sigurisë në korrik.
Si mund ta ndikojë përpjekja e fundit për vrasjen e Trumpit fushatën zgjedhore në SHBA?
Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, është i siguruar, sipas zyrtarëve të fushatës së tij. Byroja Federale e Hetimeve, FBI, konfirmoi se Trump - kandidat i Partisë Republikane për president - ka qenë, mesa duket, shënjestër e një “përpjekjeje për ta vrarë” në fushën e tij të golfit në Floridë, më 15 shtator. Incidenti ndodhi vetëm dy muaj pasi Trump i mbijetoi një atentati në një tubim në Pensilvani.
NATO përballë presionit që të ndihmojë Ukrainën të rrëzojë fluturaket ruse
NATO-ja, ndihma ushtarake e së cilës ka qenë vitale për Ukrainën në luftën e saj me Rusinë, po përballet me thirrje në rritje që të bëjë më shumë për të shmangur sulmet ruse me raketa dhe dronë – disa prej të cilave kanë shkelur hapësirën ajrore të shteteve të NATO-s. Rumania dhe Letonia, dy anëtare të NATO-s, së fundi kanë raportuar se dronët ushtarakë rusë kanë shkelur hapësirën e tyre ajrore.
Ana e errët e Telegramit
Kur shpërthyen protestat në Bjellorusi më 2020, pas zgjedhjeve të manipuluara presidenciale, aktivistët iu drejtuan Telegramit për të koordinuar veprimet, duke shmangur mbikëqyrjen e autoriteteve në shoqërinë represive të Alayksandr Lukashenkas dhe duke vënë në pah të mirat që mund të ofronte ky aplikacion i mesazheve.
Ish-zyrtari i Fideszit synon të çlirojë Hungarinë nga korrupsioni dhe Orbani
A mundet që një ish-zyrtar me lidhje të thella në partinë në pushtet, Fidesz, të drejtojë një lëvizje për të çliruar Hungarinë nga korrupsioni i supozuar nën udhëheqjen e kryeministrit Viktor Orban?
‘Faqet kërpudhë’, fajtore për një mal dezinformatash në Bullgari
Në periudhën kur Polonia ka qenë nikoqire e stërvitjeve ushtarake të NATO-s, operativët e dezinformimit janë aktivizuar tej mase në Bullgari, një tokë shumë pjellore për narrativët miqësorë ndaj Kremlinit. Stërvitjet e 4-5 marsit, të zhvilluara në kuadër të programit të NATO-s ‘Steadfast Defender’, janë zhvilluar shpejt dhe në to janë matur forcat e NATO-s, në rast të ndonjë pushtimi rus.
Mercenarët moldavë u bashkohen njësive ruse në Ukrainë
Andreit i duhet vetëm t’i kalojë disa pengesa burokratike për ta braktisur punën në fabrikë në Transnistri, në rajonin e shkëputur prorus të Moldavisë, dhe ta kapë një armë për t’iu bashkuar bashkatdhetarëve të vet që po luftojnë përkrah forcave pushtuese ruse në shtetin fqinj, Ukrainë.
Pse Lindsay Lohan dhe Dolph Lundgren bënë thirrje për rrëzimin e presidentes moldave?
Me një buzëqeshje në fytyrë dhe një zë gazmor, aktori i Hollovudit Brian Baumgartner e shikon kamerën dhe, me një rusishte mëzi të kuptueshme, i bën thirrje presidentes së Moldavisë, Maia Sandu, të japë dorëheqje. Edhe me standarde të TikTokut, kjo ishte tejet çuditshme.
Uri, abuzime: Detaje të reja për tmerret në jetimoret e Rumanisë në epokën komuniste
Rënia e komunizmit në Rumani, dekada më parë, e ka hequr perden prej rrjetit famëkeq të jetimoreve, duke shokuar botën me imazhet e fëmijëve të paushqyer dhe të pistë, me rroba të vjetra, disa edhe të lidhur me zinxhirë nëpër shtretër.
Lukashenka ngre kurth me pasaporta për kundërshtarët
Alyaksandr Lukashenka, lideri de fakto i Bjellorusisë, është duke e përgatitur një kurth, thonë kundërshtarët e tij, për ata të cilët ikën jashtë vendit për të shpëtuar nga sundimi i tij shtypës. Ambasadat bjelloruse nuk do të lëshojnë më e as nuk do t’ua vazhdojnë pasaportat shtetasve të vet që jetojnë jashtë vendit, sipas një dekreti të ri të publikuar nga Lukashenka më 4 shtator. Nëse iu nevojitet një dokument, bjellorusët do të detyrohen të kthehen në atdhe për ta marrë.
Sofjes nuk i bëhet vonë pse Rusia ia zotëron një pjesë të bregut në Detin e Zi
I gjendur afër një plazhi të izoluar në pjesën jugore të Detit të Zi në Bullgari dhe i rrethuar plot me pemë gjendet Kompleksi Kamçia, apo shkurt SOK, në gjuhën bullgare. I vendosur në zemër të Lumit Kamçia, kompleksi ka hotele, qendra sportive, shkolla, qendra për konferenca dhe observatorë të astronomisë. Kompleksi është i pajisur me gjithçka që shumë qyteza bullgare vetëm mund t’i ëndërrojnë. Mirëpo, qendra nuk është bullgare. Qeveria komunale e Moskës i ka në pronësi objektet dhe tokën nën to.
Luftimi i propagandës ruse, sfida e madhe e Moldavisë
Një video që pretendonte se shfaqte grumbullimin e ushtarëve dhe pajisjeve ushtarake të Rumanisë në kufi me Moldavinë, shpejt ra në sytë e mediave pro-ruse dhe u shpërnda gjerësisht në Telegram dhe Twitter në shkurt të këtij viti. Videoja, megjithatë, nuk shfaqte grumbullimin e ushtarëve rumunë pranë kufirit me Moldavinë.
Show More
loading
Actions
Is this you?
As a journalist, you can create a free Muck Rack account to customize your profile, list your contact preferences, and upload a portfolio of your best work.Get in touch with Tony
Contact Tony, search articles and posts on X, monitor coverage, and track replies from one place.
Learn more about Muck Rack