Izraeli ka sjellë në Bregun Perëndimor "brutalitetin sistematik" të kryer në Gaza, tha sot ministri i Jashtëm turk, Hakan Fidan, raporton Anadolu. Në një konferencë të përbashkët për media me homologen e tij sllovene Tanja Fajon në Lubjanë, Fidan tha se Izraeli po kryen okupim, shtypje, mizori dhe masakër në rajon dhe i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar që të ndalojë krimet izraelite që kryhen në territoret palestineze.