Is this you? As a journalist, you can create a free Muck Rack account to customize your profile, list your contact preferences, and upload a portfolio of your best work.
Claim your profile
Articles by Sinisha Nenadiq
“Vetëm e vërteta ka rëndësi”: Viktimat e Srebrenicës dhe Sarajevës flasin për Mlladiqin
Ramiza Gurdiq humbi dy djemtë dhe bashkëshortin në gjenocidin në Srebrenicë. Vajza e Fikret Grabovicës u vra nga një granatë gjatë luftës në Sarajevë. Më 27 gusht - ditën kur vdiq Ratko Mlladiq, ish-komandanti i Ushtrisë së Republikës Sërpska, i dënuar për gjenocidin në Srebrenicë dhe rrethimin e Sarajevës - ata folën për Radion Evropa e Lirë për tragjeditë që i goditën familjet e tyre, por edhe për njeriun që e konsiderojnë përgjegjës për ato krime.
Djemtë e vrarë jetojnë në ëndrrat e një nëne nga Srebrenica
Aisha Omeroviq humbi dy djemtë e saj dhe edhe 40 anëtarë të familjes në gjenocidin në Srebrenicë. Para 24 vjetësh, ajo u kthye në vendin ku u vranë të afërmit e saj. Më shumë se tri dekada më vonë, ajo flet për humbjen, kujtimet dhe jetën pas gjenocidit.
Gjenocidi në sytë e një fëmije: “Rri pranë meje, mos u ndaj as edhe një sekondë”
Në korrik të vitit 1995, Ademi ishte vetëm tetë vjeç. Sot, kujton kohën kur, bashkë me nënën dhe motrën më të vogël, u detyruan të largoheshin nga fshati i tyre, Sastavci, afër Srebrenicës. Kujton autobusët, kamionët dhe momentin kur, me të arritur në Potoçari - zonë e mbrojtur atëkohë nga Kombet e Bashkuara - një ushtar i Ushtrisë së Republikës Sërpska u përpoq ta ndante nga nëna. Në atë kohë, burrat dhe djemtë ndaheshin me forcë nga gratë dhe vajzat.
Dy dekada marsh përkujtimor nëpër rrugën e vdekjes nga Srebrenica
Për njëzet vjet, gjatë periudhës ndërmjet 8 dhe 10 korrikut, mijëra njerëz kanë ecur nëpër rrugën e vdekjes, të cilën, në verën e vitit 1995, e kaluan mijëra boshnjakë që po iknin nga Srebrenica. Një rrugë e gjatë prej 100 kilometrash, nëpër pyje e zona të armiqve, supozohej të shpinte drejt lirisë. Por, në vend se të arrinin lirinë, mbi 8.000 njerëz u vranë, ndërsa më shumë se 1.000 të tjerë ende konsiderohen të zhdukur.
Pasojat nga moti i lig në Ballkan
Vendet e Ballkanit Perëndimor u goditën nga stuhi të forta, më 1 dhe 2 korrik. Dy persona humbën jetën në Mal të Zi. Moti i lig shkaktoi të martën dëme në Kosovë. Në Serbi, Beogradi u godit më së rëndi, ku erërat e stuhishme shkulën pemë dhe shiu përmbyti rrugë dhe shtëpi. Nuk u kursye as jugu i Bosnjë e Hercegovinës. Meteorologët i konsiderojnë këto dukuri normale për këtë periudhë të vitit, dhe paralajmërojnë se, për shkak të ndryshimeve klimatike, stuhi të ngjashme do të bëhen më të shpeshta.
Jeta me frikë afër minierave të qymyrit në Bosnje
Qytetarë të Bosnjë e Hercegovinës, të cilët jetojnë afër minierave të hapura të qymyrit, druajnë se gërmimet e mëdha po e destabilizojnë tokën e tyre dhe se mihjet mund të jenë duke u zgjeruar ilegalisht nën pronat e njerëzve. Disa nga vendësit thonë se minierat po zgjerohen në zona të cenueshme nga rrëshqitjet e dheut, dhe brengosen se shirat e rrëmbyeshëm mund të shkaktojnë katastrofë.
Show More
loading
Actions
Is this you?
As a journalist, you can create a free Muck Rack account to customize your profile, list your contact preferences, and upload a portfolio of your best work.Get in touch with Sinisha
Contact Sinisha, search articles and posts on X, monitor coverage, and track replies from one place.
Learn more about Muck Rack