Is this you? As a journalist, you can create a free Muck Rack account to customize your profile, list your contact preferences, and upload a portfolio of your best work.
Claim your profile
Articles by Xhenana Halimoviq
Sarajeva binjake hesht, ndërsa Teherani shtyp protestuesit
Sarajeva është qyteti i vetëm në Ballkanin Perëndimor që është i binjakëzuar me Teheranin. Megjithatë, autoritetet e kryeqytetit të Bosnje e Hercegovinës nuk kanë reaguar ndaj dhunës dhe represionit, që pushteti në Iran po ushtron ndaj protestuesve në mbarë vendin. Të pyetur për këtë heshtje, drejtues të qytetit i thanë Radios Evropa e Lirë se janë të befasuar nga pyetja, duke shtuar se “nuk kanë menduar për një reagim të tillë”.
“Turistët snajperistë” dhe “çetnikët e fundjavës”: Kush ishin të huajt në rrethimin e Sarajevës?
Shkëmbinjtë e mprehtë - një nga pozicionet e snajperistëve mbi Sarajevë. “Turistët snajperistë” dhe “çetnikët e fundjavës”: Kush ishin të huajt në rrethimin e Sarajevës? Shpërndaje Shpërndaje Shkurtimisht Ndërsa Italia heton “turistët snajperistë”, në Bosnje e Hercegovinë dihet shumë për “çetnikët e fundjavës”. Viktimat pyesin: Çfarë lloj njerëzish janë ata që qëllojnë fëmijë? Gazetarët e huaj kishin qasje në pozicionet e snajperistëve serbë.
Hetimi italian për “snajperët e fundjavës” rihap plagët e Sarajevës
Shpërndaje Hetimi italian për “snajperët e fundjavës” rihap plagët e Sarajevës Irina Çishiq festoi ditëlindjen e saj të parë më 8 tetor të vitit 1993. Katër ditë më vonë, ajo u vra nga një plumb snajperi në rrugët e kryeqytetit të Bosnjës, Sarajevë. “Meqë Irina sapo kishte mësuar të ecte, gruaja ime Stana e mbante për dore.
Çfarë mësimesh për Ukrainën jep pritja 30-vjeçare për drejtësi në Srebrenicë?
Shpërndaje Çfarë mësimesh për Ukrainën jep pritja 30-vjeçare për drejtësi në Srebrenicë? Çdo vit, Nermin Qatiq kthehet në Bosnje e Hercegovinë nga shtëpia e tij në Suedi, për të hapur shtëpinë e vjetër të familjes, e cila tani është bosh. Ai pret tash e tri dekada që të gjenden eshtrat e vëllait të tij. Nëna e tij kaloi 26 vjet duke u përpjekur t’i gjente ato dhe vdiq pa ndonjë përgjigje. “Sa gjatë zgjat shpresa? Sa shumë mund të durojë shpresa?
Gjenocidi në sytë e një fëmije: “Rri pranë meje, mos u ndaj as edhe një sekondë”
Në korrik të vitit 1995, Ademi ishte vetëm tetë vjeç. Sot, kujton kohën kur, bashkë me nënën dhe motrën më të vogël, u detyruan të largoheshin nga fshati i tyre, Sastavci, afër Srebrenicës. Kujton autobusët, kamionët dhe momentin kur, me të arritur në Potoçari - zonë e mbrojtur atëkohë nga Kombet e Bashkuara - një ushtar i Ushtrisë së Republikës Sërpska u përpoq ta ndante nga nëna. Në atë kohë, burrat dhe djemtë ndaheshin me forcë nga gratë dhe vajzat.
EUFOR-i rrit praninë për shkak të tensioneve të reja në Bosnje
Forcat e EUFOR-it kanë rritur praninë në Bosnje e Hercegovinë me ushtarë nga Çekia, Italia dhe Rumania. Kjo është përshkruar si një masë parandaluese, pas rritjes së tensioneve në vend, si pasojë e miratimit të ligjeve jokushtetuese në entitetin Republika Sërpska. EUFOR-i është i dislokuar në 17 lokacione në të gjithë Bosnje e Hercegovinën, me qëllim mbrojtjen e popullsisë dhe ofrimin e mbështetjes për autoritetet shtetërore. (Përgatitën: Valona Tela dhe Lendi Susuri)
Srebrenica pas mbylljes së Qendrës Përkujtimore
Potoçari nuk dukej kurrë më i heshtur e më i trishtuar. Pamja nga portat e mbyllura të Qendrës Përkujtimore, ku janë varrosur më shumë se 6.700 viktima të gjenocidit, është sidomos e dhimbshme për banoren e Srebrenicës, Shahida Abdurahmanoviq. Mes të varrosurve janë edhe 12 anëtarë të familjes së saj të ngushtë. Është Ramazan - muaj i agjërimit për myslimanët - dhe policia, me kërkesë të disa grave që jetojnë pranë, hap dhomën e lutjeve, çdo mbrëmje. Pastaj, sërish heshtje. “Është rrëqethëse.
“Oaza e paqes” e të mbijetuarave të përdhunimeve në Bosnjë
No media source currently available
"Ma gjeni vrasësin e vëllait"
Nura Begoviq gjeti disa eshtra të vëllait të saj, Adilit. Parakrahu dhe dora mbetën në rrobat, me të cilat ai u vra gjatë largimit nga Srebrenica më 1995. Rrobat e tij, që u gjetën në një varr masiv, Nura ia dhuroi Qendrës Memoriale në Potoçari. Ato janë përkujtim për të gjithë, thotë Nura, për të keqen që goditi më shumë se tetë mijë burra dhe djem. Nura kërkon të dijë me emër se kush e vrau Adilin dhe 18 anëtarë të tjerë të familjes. (Përgatitën: Shkelqim Hysenaj dhe Ibrahim Berisha)
Mjeku që fshehu eshtrat e viktimave të Srebrenicës në oborr, vazhdon të punojë
Një mjek, serb i Bosnjës, ka fshehur eshtrat e viktimave të Srebrenicës në oborrin e tij, pasi i ka përdorur ato “për t’u përgatitur për operacione”. Njerëzit në Bërçko, ku punon mjeku Nebojsha Mraoviq, janë shprehur të tronditur. Por, kur Radio Evropa e Lirë ka telefonuar zyrën e tij, ai ishte ende duke punuar atje. (Përgatiti: Trim Haliti) Shpërndaje Mjeku që fshehu eshtrat e viktimave të Srebrenicës në oborr, vazhdon të punojë
Të zhvendosur nga dy luftëra: Historia e një familjeje palestineze-boshnjake
Në fund të viteve 1990, Sutka al-Barawi, e lindur në Bosnje, dhe bashkëshorti i saj palestinez ikën nga konflikti në Bosnje e Hercegovinë, dhe u vendosën në Gazë. Afër 30 vjet më vonë, lufta i detyroi ata të largohen nga shtëpia e tyre për herë të dytë. Barawi dhe familja e saj tani kanë ikur nga luftimet në Gazë dhe kanë gjetur strehim në Bosnje, por ata janë përballur me një pritje të mundimshme për t’u ribashkuar me të afërmit që s’kishin arritur të iknin, tri dekada më parë.
Shtëpia që akomodon prindërit e viktimave të gjenocidit të Srebrenicës
Në Srebrenicë të Bosnje dhe Hercegovinës ekziston një shtëpi përkujdesjeje për të moshuarit, të cilët humbën anëtarët e familjes në gjenocidin e vitit 1995. Deri më tani, tetë gra dhe një burrë, të gjithë mbi 80 vjeç, janë duke qëndruar në këtë qendër. Më shumë se 8.000 burra dhe djem boshnjakë u vranë nga forcat serbe të Bosnjës gjatë masakrës. (Përgatitën: Shkelqim Hysenaj dhe Ibrahim Berisha) Shpërndaje Shtëpia që akomodon prindërit e viktimave të gjenocidit të Srebrenicës
"Sillni të paktën dy kocka dhe varrosni, që të dihet se fëmija im ka jetuar"
No media source currently available
Show More
loading
Actions
Is this you?
As a journalist, you can create a free Muck Rack account to customize your profile, list your contact preferences, and upload a portfolio of your best work.Get in touch with Xhenana
Contact Xhenana, search articles and posts on X, monitor coverage, and track replies from one place.
Learn more about Muck Rack